METE, portal për biznesin

Me anë të këtij portali synohet rritja e transparencës, konsultimit, lehtësimit dhe informimit të biznesit.
Ministri i Inovacionit dhe Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, Genc Pollo, gjatë një takimi me përfaqësues të biznesit, vlerësoi këtë hap si nismë të qeverisë për rritjen e transparencës.
Zv/ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Enno Bozdo, vlerësoi se "portali elektronik i biznesit nxit transparencën, për të siguruar politika sa më të mira, për të tërhequr mendimin e kualifikuar të shoqërisë civile, të komunitetit të biznesit, dhe mbi të gjitha, për të siguruar në të njëjtën kohë cilësinë e legjislacionit të propozuar nga qeveria".
Sipas tij, portali mundëson publikimin on-line të gjithë iniciativave ligjore të administratës qendrore, të cilat prekin drejtpërdrejtë apo në mënyrë të tërthortë biznesin.
"Këtu do të gjeni të publikuara ligje, VKM, Urdhëra të Ministrave, por edhe Projektligjet, Projekt-VKM dhe Projekt-Urdhrat e Ministrave përpara se ato t`i nënshtrohen procedurave zyrtare të miratimit", u shpreh Bozdo. /S.Ll/Start/
2011-09-19 15:54