E Diel, 1 Nëntor 2026

Teliti: procesi per modernizimin e gjendjes civile po ecen me ritme te kenaqshme

Drejtori i Pergjithshem i Gjendjes Civile ne Ministrine e Brendshme, Armand Teliti, vleresoi projektin per modernizimin e sherbimit te Gjendjes Civile, nje nga reformat me te rendesishme te ndermarra nga Qeveria. Permes sistemit te ri, do te behet i mundur krijimi i nje rrjeti institucional mjaft efektiv dhe eficent, ku gjithcka do te jete teresisht elektronike, duke ofruar nje sherbim me te mire per qytetaret. Kjo do te beje te mundur gjithashtu qe shteti te kete nje inventar te plote e te sakte te perditesuar te te gjithe shtetasve si dhe sigurimin e nje lidhjeje te shtetasve me territorin. Pjesa me thelbesore e ketij sistemi eshte ndertimi i regjistrit kombetar te gjendjes civile, duke krijuar nje baze kombetare te dhenash, e cila do te kete aftesine te regjistroje te gjitha aktet e gjendjes civile, lindjet, vdekjet, martesat, vendbanimin dhe vendqendrimin.
Ne nje interviste per Atsh, Teliti tregon per ecurine e zbatimit te ketij projekti, punen qe po behet per regjistrin kombetar te shtetasve dhe rrjetin informatik te te dhenave.
Nga nentori i vitit 2007, ka nisur puna per modernizimin e gjendjes civile ne minibashkite e Tiranes, Bashkine e Kamzes dhe Komunen Paskuqan. Si po ecen ky proces?
Puna per modernizimin e Gjendjes Civile, e cila qe prej nentorit te kaluar ka nisur ne te gjitha minibashkite dhe njesite e Tiranes, si dhe ne Kamez dhe Paskuqan, qe perbejne rreth 717 mije banore, po ecen me ritme te kenaqshme. Ky proces ka nisur me 5 nentor te 2007 dhe faza e pare e tij u permbyll ne afat, dmth ne 6 javet e para u perfundua hedhja e pare e te dhenave, pasi ky eshte nje proces i konceptuar me dy hedhje te dhenash per te shmangur gabimet.
Pra, ne kemi perfunduar hedhjen e pare te te dhenave. Njekohesisht ka nisur me 7 janar 2008 dhe hedhja e dyte e te dhenave ne grupin e pare, Tirane, Kamez dhe Paskuqan, qe perfshin 1/6 e popullsise se regjistruar ne regjistrat e gjendjes civile. Procesi i hedhjes se te dhenave ka ecur mire dhe jemi ne perpunim te procedurave te pastrimit, per te cilat kemi lene nje 3-javesh ne fund, ku do te behet pastrimi i te dhenave, pra do te kemi nje pastrim fillestar me hedhjen e dyte te te dhenave, nepermjet krahasimit.
Pastaj do te kemi edhe nje pastrim perfundimtar me procedurat e percaktuara elektronike me programe te percaktuara, te cilat do te bejne pastrimin e bazes se te dhenave per te patur nje baze te dhenash teresisht te paster dhe te qarte. Gjithashtu ne 7 janar ka filluar ky proces edhe ne pjesen e jugut te Shqiperise, ne disa qarqe, ne komunat me me pak se 10 mije banore. Kjo zone perfshin rreth 640 mije rekorde qe do te thote 640 mije banore dhe eshte ne procesin e hedhjes se pare te te dhenave. Edhe ketu ne kemi parashikuar nje hedhje te dyfishte te dhenash dhe nje periudhe pastrimi ne fund.
Si ka ecur ky proces?
Aktualisht procesi po ecen mire. Pavaresisht ndonje problemi qe kemi hasur ne fillim, per shkak te largesise dhe te kapaciteteve te mosnjohjes se kompjuterit etj, relativisht ka ecur mire. Ne kemi trajnuar njerezit e duhur, te cilet po punojne intensivisht. Jemi ne momentin ku Drejtoria e Pergjithshme e Gjendjes Civile po monitoron ne bashkepunim edhe me prezencen e OSBE-se, edhe ne terren procesin. Gjithashtu, jane te perfshire ne kete proces edhe prefekturat, dhe te gjithe njesite e qeverisjes vendore. Ka patur nje bashkepunim te mire ne kete fushe dhe angazhimi ka qene i te gjitheve, duke e kuptuar kete si nje nga proceset me te rendesishme qe po ndodh aktualisht sot ne gjendjen civile. Kjo eshte vetem faza e pare e hedhjes se te dhenave. Procesi do te vazhdoje ne Mars 2008 me grupin tjeter, deri ne perfundim te ketij procesi, i cili eshte perllogaritur te perfundoje ne korrik te 2008.
Pjese e modernizimit te Gjendjes Civile eshte edhe rrjeti informatik i te dhenave. Ne c'faze eshte puna per ndertimin e ketij rrjeti?
Po. Ne jemi ne perfundim te ndertimit te rrjetit te komunikimit. Per kete shume shpejt do te hapen procedurat per Tiranen, dhe me pas per te gjithe vendin, pasi eshte menduar qe ne procesin e modernizimit te gjendjes civile, lidhja e zyrave te gjendjes civile duhet te jete on-line me qendren, me regjistrin.
Ne kete kuptim ne do te kemi nje sistem unik, ne te cilin do te regjistrohen te gjitha ngjarjet qe ndodhin per qytetaret, si lindjet, vdekjet, martesat, zhvendosjet e vendbanimeve dhe vendqendrimeve. Te gjitha keto ngjarje do te reflektohen ne zyrat perkatese te gjendjes civile, dhe menjehere ato do te transferohen on-line ne regjistrin kombetar te gjendjes civile, i cili do te jete baza me e madhe e te dhenave, pasi do te perfshije te gjitha te dhenat per cdo shtetas shqiptar.
Sa eshte numri i Zyrave te Gjendjes Civile qe do te perfshihen ne kete proces?
Numri i Zyrave te Gjendjes Civile eshte reduktuar me vendimin me te fundit te Keshillit te Ministrave, i cili mbylli Zyrat qe u sherbenin me pak se 3 mije banoreve per shkak te nivelit shume te ulet te transaksioneve apo ngjarjeve te regjistruara dhe per shkak te ineficences totale te punonjesve te gjendjes civile ne to dhe veshtiresise se lidhjes on-line. Ne kete kuptim, eshte bere nje reduktim i numrit te Zyrave nga 506 ne 488 Zyra, te cilat ne perfundim te procesit do te jene te gjitha te lidhura on-line me regjistrin kombetar ne Tirane.
Cilat jane komunat e tjera, qe jane perfshire ne kete proces?
Jane 102 zyra te gjendjes civile te perfshira ne rrethet e Jugut, me me pak se 10 mije banore, Sarande, Vlore, Berat, Durres, Tirane. Keto jane disa nga pikat ku ne po punojme aktualisht. Ky proces do te permbyllet brenda 13 apo 14 javeve, duke filluar nga janari i ketij viti.
Cilat jane pengesat qe po hasni ne procesin e modernizimit te gjendjes civile?
Veshtiresite jane te natyrave te ndryshme. Ne kemi libra te gjendjes civile te cilat do te hidhen nga me dore ne elektronik. Natyrisht qe ky proces, pra i hedhjes se te dhenave, paraqet ne vetvete veshtiresi te mundesise se gabimit. Per t'i dale perpara kesaj ne kemi zgjedhur hedhjen e rruges se dyfishte te te dhenave. Ato do te hidhen heren e pare pastaj do te rihidhen sikur te ishte hera e pare, duke bere njekohesisht edhe krahasimin, ne menyre qe te behet nje pastrim fillestar. Me pas do te kete nje periudhe pastrimi dhe filtrimi te te gjithe bazes se te dhenave per te arritur ne nje baze te dhenash te kompletuar. Kjo eshte veshtiresia e pare.Nderkohe qe, veshtiresi te tjera jane veshtiresite e terrenit, te punonjesve te gjendjes civile qe ne disa raste nuk jane ne lartesine e duhur, per shak te mos njohjes se kompjuterit, sidomos ne komunat e largeta. Per kete arsye ne kemi mare te gjitha masat, kemi bere trajnime te vazhdueshme edhe me prefekturat e vendit. Kemi patur nje asistence te vazhdueshme nga Instituti i Statistikave Norvegjeze, te cilat kane subvencionuar vleren e pajisjeve dhe ne sot ne 102 zyrat qe folem kemi derguar nga set kompjuterik te ri. Ne kete menyre ne do te shkojme drejt modernizimit total te ketij sherbimi, i cili natyrisht do te kerkoje edhe nje azhornim te qarte drejt teknologjive te reja dhe te punonjesve te gjendjes civile qe eshte pjese e punes sone. Ne kemi kerkuar nga punonjesit tone qe te rrisin aftesite e perdorimit te kompjuterave pasi ne perfundim te ketij procesi askush nuk do te shkruaje asgje me me dore. Ne perfundim ne do te kemi nje sistem teresisht elektronik dhe nje sistem qe kush nuk njeh kompjuter, nuk do te mund dot te punoje me.
A do te respektohen afatet per modernizimin e sherbimit te Gjendjes Civile?
Ky eshte nje proces i veshtire, nje proces qe ka problematiken e vet, por rezultatet e deritanishme kane qene te kenaqshme gje qe na ben optimist, se do ta realizojme kete proces ne afatet e vendosura po prej nesh. Eshte nje kalendar i miratuar nga Ministria e Brendshme, nga Drejtoria e Pergjithshme e Gjendjes Civile dhe nga asistenca teknike e OSBE-se.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›