E Diel, 1 Nëntor 2026

Zvicra financon 2.1 milione franga per prodhimet bio ne shqiperi

Ministri i Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit, Jemin Gjana dhe Ambasadorja e Konfederates Zviceriane ne Shqiperi, Yvana Enzler, nenshkruan sot ne Tirane, marreveshjen e bashkepunimit mes dy vendeve, per "Mbeshtetjen e Bujqesise se Qendrueshme ne Shqiperi". Qeveria zviceriane, mbi bazen e kesaj marreveshjeje do te financoje nje fond prej 2.1 milion franga zviceriane, per te kontribuar ne permiresimin e situates ekonomike te popullsise qe jeton ne zonat rurale ne Shqiperi, nepermjet shfrytezimit te qendrueshem te burimeve natyrore ne vendin tone.
Fondi prej 2.1 milione franga zviceriane do te menaxhohet nepermjet Institutit Kerkimor te Bujqesise Organike, i ngarkuar per te zbatuar projektin "Per Mbeshtetjen e Bujqesise se Qendrueshme ne Shqiperi" (SASA). Nepermjet ketij projekti do te synohet rritja e aksesit ne tregje dhe sherbime te fermereve shqiptare, per prodhimin e produkteve "BIO" si fruta, perime, vaj ulliri dhe vere. Projekti do te jape keshilla fermereve qe jane te interesuar per prodhime "BIO" nepermjet shoqates Bio-Adria. Nderkohe qe ne qender te punes te tij, do te jene inspektimi dhe certifikimi per te siguruar produkte te etiketuara dhe me cilesi te larte nepermjet struktures Albinspekt.
Bashkepunimi me qeverine zviceriane, ne fushen e bujqesise, pritet te jape impakt dhe te kontribuoje ne permiresimin e konkurrueshmerise se produkteve organike bujqesore ne tregun shqiptar dhe ate te huaj. Nderkohe Zvicra eshte nje nga shtetet kryesore, ku fermeret shqiptare eksportojne produkte bujqesore "BIO".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›