E Shtunë, 31 Tetor 2026

Renia e dyte me e shpejte qe prej viteve '70 ne Evrope

PARIS - Renia e treguesve te burses evropiane qe po ndodh qe prej muajit tetor llogaritet e dyta per nga shpejtesia qe prej 40 vjetesh, edhe pse eshte larg se qeni me e forta, llogariti sot banka amerikane "Lehman Brothers". "Shpejtesia e renies eshte per t'u vene re". Ne terma te ritmit vjetor, e vetmja renie qe ka qene me e shpejta ka ndodhur ne vitin 1998", shpjegoi banka ne nje shenim per klientet e saj. Ne ate kohe, nje krize e rende financiare ne Rusi dhe Azi u shoqerua me humbje te medha ne burse te nje fondi amerikan, Long Term Capital Management".
Brenda dy muajsh nga korriku ne shtator, Bursat evropiane humben 20,7 per qind, ose 74,9 ne terma te ritmit vjetor. "Me renien 7 per qind ne tregjet evropiane dje (te henen), Evropa ka regjistruar tashme nje renie me 18 per qind qe pas pikut ne muajin tetor. Eshte renia e gjashte me e rende qe prej vitit 1969", shtoi "Lehman Brothers". Ne terma te ritmit vjetor, renia ka arritur ne 55,1 per qind.
Kriza me e forte e burses qe prej viteve 1970 mbetet, megjithate, ajo qe pasoi shperthimin e "flluskes internet". Nga gushti 2000 deri ne mars 2003, treguesit evropiane humben me shume se gjysmen e vleres se tyre (-52,8%).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›