Bursat, frenohet renia pikiate
Pas renieve dramatike te vleres se aksioneve ne tregjet financiare ne Azi, indeksi i aksioneve gjate dites se djeshme u normalizua. Madje, DAX gjerman u kthye ne plus, pasi banka emetuese amerikane FED e uli perqindjen e referimit me 0,75 pike. Por kjo tendence pozitive ndryshoi shpejt, pasi edhe indeksi i Dow Jones ne Nju- Jork nisi diten me humbje te medha me 11.753 pike. Bursa amerikane pasoi keshtu renien ne tregjet e aksioneve ne mbare boten. Ketu nuk ndryshoi dot asgje ulja e papritur e dollarit nje ore para hapjes se burses. Indeksi Nikkei-t ne Tokio humbi rreth 6%. Edhe bursat ne Hong Kong pesuan nje minus prej gati 9%, ne Shangai dhe ne Australi u shenua nje humbje prej 7%.