E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tello i kënaqur pas dy golave të shënuar

Ylli në ngritje i Barcelonës, Cristian Tello, ishte i kënaqur me dy golat e tij të shënuar në ndeshjen e mbrëmshme të Ligës së Kampionëve ndaj Bayer Leverkusen.

Dy golat ishin edhe të parët e mesfushorit në garat evropiane.

“Fitorja është lënë në prapavijë pasi golat janë të rëndësishëm. Te goli im i parë, e pashë se doja një pasim të thellë dhe me pasimin e Cesc, isha i vetëm përballë portierit. Më pas, vetëm duhej ta dërgoja atë brenda”.

“Menaxheri më tha se duhej ta kërkoja topin përderisa kisha mundësi për të shënuar gol. Ai më tha të jem vetvetja. Ritmi im është i rëndësishëm”, ka thënë Tello.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›