E Shtunë, 31 Tetor 2026

APOEL eliminon Lyonin

Ekipi qipriot, APOEL Nicosia, ka eliminuar nga gara më prestigjioze evropiane klubin francez, Lyon, pas penaltive ku hero u shpall portieri i skuadrës vendase.

Vendasit e APOEL kaluan shpejt në epërsi. Stadiumi ndizet pas vetëm nëntë minutash lojë ku realizator ishte Gustavo Manduca.

Me rezultat 1-0 mbaroi sfida në kohë të rregullt, teksa janë nevojitur vazhdimet për të vendosur fituesin, pasi ndeshja e parë e zhvilluar në Francë mbaroi po ashtu me rezultat 1-0.

Në vazhdime nuk kishte gola, ndërsa skuadra që duhej kualifikuar u vendos në penalti, ku triufmalë ishin qipriotët, pasi lojtarët e APOEL realizuan të gjitha penaltitë dhe portieri Chiotis ndali dy penalti, atë të Lacazette dhe Bastos.

Kështu APOEL e sheh veten për herë të parë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, jo vetëm në histori të klubit, por në histori të gjithë futbollit qipriot.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›