E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Shtatë me një" për Barcelonën

I pamundur të përshkruhet me fjalë të thjeshta mund të konsiderohet kualifikimi i Barcelonës në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi Blaugranët me një fitore super të lartë prej 7-1 ka arritur të s`kualifikojë Bayer Leverkusenin nga gara më prestigjioze evropiane.

Ishte kjo një ndeshje stërvitore për Barcelonën, ku shkëlqeu një prej futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave, Lionel Messi, i cili u ka bërë të ditur të gjithëve se po kthehet në formën më të mirë me pesë golat e shënuar, që përbën rekord për numrin e golave të shënuara nga një lojtar në këtë garë, teksa gjermanët e Leverkusenit u turpëruan.

Gjithçka filloi në minutën e 25-të, kur goleadën e hapi Lionel Messi me një parabolim. Epërsia u dyfishua (43’) përsëri nga Lionel Messi, që ishte dhe rezultati përmbyllës i pjesës së parë.

Leverkuseni u dogj nga Lionel Messi në furrën e Camp Nou tek në pjesën e dytë. Ishte argjentinasi ai që në minutën e 50-të shënoi për 3-0, para se Tello të realizonte për 4-0 (55’). Vetëm tre minuta më vonë Messi shënoi golin e katërt për 5-0 (58’), kurse golat nuk kishin të ndalur për Blaugranët të cilët me Tellon (62’) konfirmuan 6-0.

Në minutën e 85-të Messi konfirmoi se do të ndalej në këtë takim me golin e tij të pestë, teksa golin e nderit për gjermanët e shënoi Karim Bellarabi në minutën e fundit, për rezultatin përfundimtar 7-1.

Barcelona kualifikohet kështu me rezultat të përgjithshëm 10-2 në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, teksa Lionel Messi ka pasur kësaj faze 13 gola këtë sezon në Ligën e Kampionëve dhe pa ndonjë problem të madh do të shpallet golashënuesi më i mirë i kësaj gare, pasi rivalët e tij janë shumë, shumë larg tij.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›