Champions festojne Milan e Benfika
Milani dhe Benfika janë dy skuadrat e para që kualifikohen në çerekfinalet e Champions League. Të dyja skuadrat kanë respektuar parashikimet, megjithatë emocionet nuk kanë munguar deri në sekondat e fundit. Kjo edhe për meritë të kundërshtarëve të tyre, Arsenal dhe Zenit.
Milani vazhdon aventurën në aktivitetin më prestigjioz për klube mes frikës, edhe sepse në “Emirates Stadium” të Londrës, “topçinjtë” ishin fare pranë përmbysjes së madhe.
Në fakt, skuadra e Arsen Venger fitoi me rezultatin 3-0, duke dominuar plotësisht takimin, por këto shifra nuk i mjaftuan për të përmbysur rezultatin e ndeshjes së parë, ku Milani kishte fituar 4-0.
Koshielni në të shtatën hapi serinë e golave, ndërsa Roziçki dyfishoi në të 26-ën. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rezultatin 3-0, pas 11-metërshit të shndërruar në gol nga Robin van Persi.
Në pjesën e dytë, kapiteni I Arsenalit kishte shansin të shënonte golin e katërt, por shpërdoroi I vetëm me Abiatin, ndërsa edhe Noçerino kishte mundësi të shënonte për Milanin, pa arritur ta shfrytëzonte. Gjithsesi, kuqezinjtë e Alegrit kualifikohen në çerekfinale me rezultatin e përgjithshëm 4-3.
Në takimin tjetër të mbrëmjes, të transmetuar në Klan HD, Benfika mposhti 2-0 Zenitin. Portugezët dominuan pjesën e parë të ndeshjes dhe arritën të kalonin në avantazh me Maksi Perreiran, në sekondat shtesë.
Zeniti tentoi të shënonte të paktën një gol në fraksionin e dytë, edhe pse ishin vendasit që kishin mundësitë më të mira me Kardozon. Por, goli I kualifikimit që I dha qetësi Benfikës erdhi në minutën e tretë të kohës shtesë me Oliveiran. Në këtë mënyrë, Benfika përmbys disavantazhin 3-2 të ndeshjes së parë dhe kualifikohet më tej.