E Shtunë, 31 Tetor 2026

TemA TV/ Arvizu viziton selinë e PS: Jemi të shqetësuar për çështjen e KQZ-së (VIDEO)

rama-arvizu1

Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, ka vizituar selinë e Partisë Socialiste, ku është takuar me kryetarin e PS, Edi Rama.

Nuk dihet se pse po realizohet ky takim, por mendohet se në qendër të diskutimit do jetë çështja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ambasadori amerikan ka paralajmëruar një qëndrim të ashpër të SHBA për këtë çështje, ndërkohë që një ditë më parë, Robert Hand i Komisionit të Helsinkit në SHBA kritikoi ashpër mazhorancën për shkarkimin e anëtarit të LSI në KQZ.

Pas takimit, ambasadori amerikan tha se ata janë të shqetësuar për çështjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ai u shpreh se ata do të kontaktojnë palët për të parë se cili është qëndrimi i tyre.

Një çështje me shqetësim për SHB-në, komunitetin ndërkombëtar përfshi edhe vetë shqiptarët mbetet funksionimi i plotë i KQZ-së. Ne vijojmë të jemi të frustruar nga fakti se KQZ nuk është plotësisht e konstituar në kushtet e mos funksionimit e plotë. Ne vijojmë të bisedojmë me miqtë tanë të besuar dhe partnerët, duke tentuar për të kuptuar nëse ekziston mundësia që partitë të punojnë së bashku për të bërë të mundur konstituimin e plotë të KQZ-së në mënyrë që jetë plotësisht funksionale për t’i shërbyer nevojës së zgjedhjeve. Jam këtu me zotin Gjiknuri, ekspert i zgjedhjeve, i cili është duke punuar shumë. Ne bisedojmë edhe me parti të tjera dhe do të vijojmë ta bëjmë këtë. Gjithmonë jam optimist për një zgjidhje por gjithashtu jam realist. Ne dëgjojmë dhe lexojmë me shumë vëmendje deklaratat e Kryeministrit, zotit Rama dhe zotit Meta por ata natyrisht sjanë ende afër një zgjidhjeje, tha Arvizu.

Krahas takimeve me Ramën, a ka pasur Arvizu takime edhe me kryeministrin Berisha apo eksponentë të lartë të PD-së po për cështjen e KQZ-së?

Kemi pasur kontakte të afërta me PD-në, por nuk kemi pasur takime specifike me Kryeministrin, u përgjigj Arvizu.

Kurse Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PS, Damian Gjiknuri, tha se çështja e KQZ-së duhet të zgjidhet në parlament.

Partia Socialiste ka pasur një qëndrim konstant. Jemi për çdo zgjidhje që sjell ligjshmërinë në KQZ. Shpresojmë që pala tjetër të dëgjojë. Deri më tani kemi dëgjuar një intrasigjencë nga shkelësi i ligjit, Sali Berisha.

KQZ duhet të rikthehet në parlament, pasi parlamenti është vendi ku u cenua legjitimiteti i saj, theksoi Gjiknuri, duke theksuar se ata janë të gatshëm që të shkojnë në zgjedhje edhe me këtë KQZ me katër anëtarë./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›