E Shtunë, 31 Tetor 2026

TemA TV/ Berisha: E merrja pushtetin dhe me djemtë e Mamurrasit, por besoj tek vota e lirë (VIDEO)

May-21-14-34-51A77R6923Kryeministri Sali Berisha, teksa ka qenë në Lezhë për një inaugurim, ka thënë se me votat e lezhjanëve, PS do mbetet edhe për 12 vjet në opozitë.

Po shkojmë drejt 23 qershorit. Të rinjtë dhe të rejat, gratë dhe burrat e këtij qarku, qytetarët e mrekullueshëm të Lezhës e kanë provën e madhe. Çdo qytetar i Lezhës, çdo qytetar i këtij qarku, çdo qytetar i Tiranës, mbarë kombi shqiptar dhe shqiptarët kudo që janë presin nga ju mandatin e artë, mandatin e 5-të.

Miqtë e mi, a ju kujtohet juve kur me Pal Dajçin, 10 vjet më parë, na u desh tu themi atyre se me djemtë e Mamurrasit ne edhe ua japim duart, por ne jemi demokratë dhe besojmë te vota. Ne besojmë te paqja. Se na kërcënonin, na zinin prita, por ato janë të shkuara dhe nuk kanë vlerë. E thash këtë tani që me votën e Kurbinit ti lëmë në opozitë, të paktën edhe për 12 vjet të tjera, ka thënë Berisha, ndërsa ka inauguruar rrugën Shën Koll-Tale-Hidrovor.

Berisha ka premtuar ndërtimin e rrugëve të tjera, ndërsa ka numëruar se çfarë ka bërë qeveria e tij gjatë këtyre viteve.

Unë jam këtu për tu zotuar se në Lezhë 4 vitet që vijnë, do të ndërtojmë çdo km rrugë. Ne do tju ndërtojmë ju infrastrukturën e plotë. Gjatë këtyre viteve ne kemi ndërtuar mbi 10 mijë kilometër rrugë. Ne do të nxjerrim listën kilometër për kilometër për ata që i mohojnë. Ne përsëri kemi për të ndërtuar shumë e shumë të tjera. Unë do tju jap vetëm një të dhënë, e cila mund tju duket e pabesueshme, por në inventarin e rrugëve dhe rrugicave në qytetin e Tiranës rezultonte se 250 kilometra nuk ishin asfaltuar kurrë. Në Tiranë po të dilni nga qendra zbrisni drejt baltës, por kjo nuk është vetëm në Tiranë. Kështu janë një seri qytetesh tona.

Ne do të bëjmë gjithçka të asfaltojmë, ndërtojmë, rindërtojmë rrugë për qytetarët dhe të qytetarëve shqiptarë. Rruga, para së gjithash, ju jep juve gjënë më të çmuar, kohën. Sot gjëja më e çmuar për njeriun është koha. Ajo shkurton disa herë distancat për tregun, por ul shumë edhe koston e transportit në goma, në benzinë, në naftë. Ajo ul mundimet tuaja, por është edhe dinjitet, sepse ti si qytetar, në vendin ku jeton, udhëton në një rrugën normale, në një rrugë që e meriton. Më shumë se çdo gjë tjetër rrugët shpërblejnë investimin. Çdo 1 dollarë i investuar në rrugë të jep 5 dollarë fitim më pas. Ne do të vazhdojmë me rrugët që të krijojmë biznese. Sa biznese kishte bregu i detit përpara dhe sa ka sot, pas ndërtimit të rrugëve.

Ne kemi zgjedhur moton tonë Përpara, sepse ne duam të ecim me shpejtësi drejt një punësimi më të madh, drejt një infrastrukture moderne, drejt investimeve më të mëdha, drejt mirëqenies më të madhe, drejt integrimit më të shpejtë. Por në memorien tonë janë të freskëta orët e zgjatura çdo ditë pa energji elektrike; janë të freskëta situatat e furnizimit më ujë në mbarë Shqipërinë; janë të freskëta kohët kur pensionistët në fshat merrnin gjithsej maksimumi 3400 lekë pension; janë të freskëta kohët kur rrugët ishin të shkatërruara dhe nuk kalohej nëpër to. Kjo situatë nuk është më. Nuk them se është bulevard, por është krejt tjetër nga ajo që gjetëm, tha Berisha./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›