E Diel, 1 Nëntor 2026

TemA TV/ Berisha DOREZON dorëheqjen tek Nishani: Jam në grevën e heshtjes kundër kodit të heshtjes (VIDEO)

berishaaaaaaaa(E PERDITESUAR)- Duke dalë nga mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ish- kryeministri Sali Berisha u tha gazetarëve se për 24 orë ai do jetë në grevën e heshtjes.

Ai tha se e ndërmerr këtë hap pas miratimit të kodit të heshtjes nga ana e qeverisë së re.

Berisha tha se qeveria është mbyllur tërësisht për mediat, duke treguar instinktin e etërve të tyre.

Nuk bëj asnjë prononcim sot deri nesër në një protestë të hapur për shkak të standardit të ri që vendos qeveria e Piktorit. Dikasteret urdhërohen të mos kenë asnjë komunikim nga mediat. E ka këtë kodin e heshtjes të Kristian Greit apo instinktin e etërve të vet, unë këtë gjë nuk e pranoj, tha Berisha.

Pas këtyre deklaratave, Berisha u nis drejt presidencës për të dorëzuar dorëheqjen.

Pak më vonë, Berisha shkroi në FB: Të dashur miq, në shenjë solidarizimi me mediat e vendit dhe proteste ndaj Kodit të Censurës për mediat të Piktorit dështak dhe ekipit të tij, sot vendosa të shpall grevën 24 orëshe të heshtjes dhe të komunikoj çdo gjë me ju nëpërmjet rrjetit tonë social të FB. Po kthehet standardi i territ, kushtrimi i të parëve. Ne do ta sfidojmë!.

Takimi me Nishanin ka zgjatur vetëm pak minuta, ndërkohë që Berisha ka dorëzuar dorëheqjen, duke pritur tani vetëm ardhjen e qeverisë së re, të cilën nuk do e presë vetë zyrtarisht.

Berisha ka deklaruar megjithatë se ai do qëndrojë në detyrë derisa Edi Rama ti zërë vendin.

Më vonë në FB, Berisha hodhi edhe lajmin e dorëheqjes së tij.

Të dashur miq, sot pasdite në respekt të plotë të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, mbas formimit të një mazhorance të re nga rezultati i zgjedhjeve të 23 qershorit dhe në përfundim të mandatit 4 vjeçar shtator 2009 – shtator 2013, i paraqita Presidentit të Republikës, z. Bujar Nishani dorëheqjen time dhe të Këshillit të Ministrave që unë kam drejtuar gjatë këtij mandati. Falenderova Presidentin Nishani për bashkëpunimin e shkëlqyer që ne kemi pasur, shkruan Berisha./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›