TemA TV/ Berisha e nis fushatën në Vlorë sikur të ishte opozitar. Sulm mbi Ramën dhe Kokëdhimën (VIDEO)
Kryeministri Sali Berisha hapi fushatën në qytetin e Vlorës, duke prezantuar kandidatët për këtë qark.
Për çudi, njeriu që ka qenë në krye të qeverisë për tetë vite me radhë, po bën një fushatë sikur është në opozitë dhe tani pret të marrë pushtetin.
Berisha, njësoj si Astrit Patozi, nënkryetari i PD, që udhëheq listën e të djathtëve në këtë qark, sulmoi më së shumti kandidatin Koço Kokëdhima.
Berisha tha se Kokëdhima është simbol i spekulimit mbi tokë.
E nisi me Hajdin Sejdinë, me fajdet, përfundoi në menaxherin de facto të Bashkisë së Tiranës për 11 vite. Pse zoti Rama në dokumentarin për kujtimet e vegjëlisë nuk vendose asgjë nga kujtimet e Bashkisë, si vendosje dot se modeli që vendose në bashki për 11 vite ishte modeli i drejtuar nga Kokëdhima që fitonte 80% të tenderave. Ecën me një platforme akuzash, mohimi, u shpreh kryeministri.
Më pas ai sulmoi opozitën se ajo ka bllokuar integrimin e vendit.
Asnjë fjalë për çfarë ka bërë këto tetë vite.
Vetë Komisioni Europian kishte bindur zotin Rama dhe kishim rënë dakord për të votuar 3 ligjet. Zoti Rama nuk i votoi kurrë ligjet. Bllokoi statusin. Do ti bëjmë një pyetje nga ky shesh kreut të PS: Erdhe këtu dhe shpalle izolimin e thellë në të cilin e paska zhytur Berisha Vlorën. Zotëri, Vlora kryeqendra historike e kombit, sot është anëtare e NARTO-s. Vlora qytet i qytetarëve që lëvizin të lirë pa viza në Europë. Vlora qytet i një vendi që plotësoi te gjitha kushtet për statusin e kandidatit, qenka i izoluar. Po ti që nuk voton 3 ligjet për ti mohuar statusin, çtë drejte ke ti, deklaroi Berisha.
Kurse Patozi tha se Vlora do e ndalë modelin Rama- Kokëdhima.
Ai shtoi se Vlora nuk do e lërë Ramën të kalojë.
Ai ju premtoi rrugë, ju premtoi uljen e taksave për biznesin, ndërsa në Tiranë në 11 vite shkatërroi sheshin Skënderbej, nuk mbështeti biznesin, pasi ai punoi për Kokëdhimën, partnerin dhe ortakun e tij në grabitjen e Tiranës në 11 vite. Të njëjtën gjë kërkon të bëj edhe në Vlorë, kërkon që biznesmenët e Vlorës të punojnë për Koçon, i cili nuk di të paguajë taksa, tha Patozi./ep