TemA TV/ Internacionalja Socialiste: Falë Ramës dhe Metës, politika premton një të ardhme më të mirë (VIDEO)
Sekretari i Internacionales Socialiste, Luis Ajala, ka ardhur sot në Tiranë, për të përgëzuar Edi Ramën dhe Ilir Metën, për vendimin e tyre për të bashkëpunuar. Ajala ka thënë se falë vendimit të tyre, politika premton një të ardhme më të mirë për Shqipërinë.
Jam shumë i kënaqur që jam në Shqipëri. E e gjithë lëvizja botërore e social demokratëve dhe socialistëve që bën pjesë në organizatën time i ka ndjekur me interes zhvillimet politike në Shqipëri. Ne jemi këtu të mbështesim forcat që ndajnë idealet tona dhe bindjet tona. Kam ardhur sot se Shqipëria gjendet në një moment shumë të rëndësishëm. Ne kemi parë një moment ndryshimi. Të gjitha forcat progresive janë bashkuar për këtë lloj ndryshimi. Erdha të flas me Ilirin sot, dhe më pas do të flas me Edi Ramën. Kam ardhur këtu për ti përgëzuar për vendimin e rëndësishëm fundamental, që së ashku kanë marrë. Duke krijuar këtë koalicion, duke bashkuar forcat së bashku, kanë bërë realitet atë që shqiptarët kanë luftuar për shumë kohë. Sot politika premton një të ardhme me të mirë falë vendimit të këtyre zotërinjve,. Ky është një lajm i mirë për Shqipërinë, është lajm i mirë për të gjithë familjen progresive në të gjithë botën dhe është një lajm i mirë për Internacionalen Socialiste. Ne do jemi këtu me 23 qershor, duam tju shoqërojmë ju dhe shqiptarët në përpjekjet e tyre për zgjedhjet ë lira. Dhe mbi të gjitha, për axhendën që sjell mundësi në Shqipëri dhe për axhendën që sjell ndryshimin që jemi përpjekur prej vitesh. Do ju shohim së shpejti gjatë këtyre muajve dhe javëve në vijim do jemi shuam afërt dhe do jemi gati për axhendë fituese tha Ajala.
Ndërsa Ilir Meta, pas takimit me ajalën është shprehur se synimi i bashkimit është fitorja më 23 qershor.
Ajala ndodhet në Tiranë për të biseduar me ne dhe për të na përgëzuar për iniciativën më të fundit që ka të bëjë me një koalicion të ri që synon rritjen e mundësive të alternativës të së majtës së bashkuar, për të pasur sukses në zgjedhjet e 23 qershorit dhe për të përballuar sfidat që vendi ka për të ardhmen sidomos në raport me përshpejtimin e integrimit Evropian tha Meta./b.l