TemA TV/ LSI kërcënon Berishën: Mos prek anëtarin e KQZ-së, ose do e shohësh (VIDEO)
Nuk dihet se çfarë do të bëjë Lëvizja Socialiste për Integrim, por nënkryetari i LSI, Ylli Manjani, doli në një konferencë të dytë në orët e pasdites, duke i kërkuar parlamentit që të mos votojë ndryshimin e anëtarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që u përket atyre.
Me një gjuhë më të ashpër, Manjani tha se ky vendim i PD-së është i jashtëligjshëm dhe cenon legjitimitetin e zgjedhjeve.
Për këtë arsye Manjani i kërkoi parlamentit që të rikthejë legjitimitetin e votimeve. Në rast të kundërt, ai tha se do përshkallëzohet qëndrimi i opozitës.
Ai tha se nesër do mësohet se çfarë do të ndodhë.
Sot kjo KQZ funksionon me anëtarësi të plotë. Sot opinioni publik u njoh me një kërkesë të PR që ka vënë në lëvizje Komisionin e Ligjeve për të çelur procedurat e zëvendësimit të një prej anëtarëve. Dua ti bëj të ditur opinionit se KQZ funksionon mbi nenin 18 dhe 19 ku parashikohen rastet se kur dhe si zëvendësohet një anëtar i KQZ. Lista është shumë e qartë: a) kur ai/ajo kryen veprimtari politike, b) kur mbush moshën për pension, c) kur vdes, d) kur jep dorëheqjen ose kur dënohet me vendim gjyqësor për kryerjen e një krimi. Rasti i pestë është kur ai cenon veprimtarinë e KQZ, tha Manjani.
Nuk është kërkesë e Partisë Republikane që të kalohet në këtë gjest politik, që është një lojë e PD, që ka ngelur që tani në zgjedhje. Vazhdoj të insistoj se prekja në kushtetutshmërisë të legjitimitetit janë prekje e zgjedhjeve. Këta e bëjnë që të imponojnë nesër çdo votë që ka të bëjë me zgjedhjet. Legjitimiteti i zgjedhjeve është tërësisht i dyshimtë, është detyrë e opozitës që vetëm për shkak të numrave të rikthejë sa më shpejt të jetë e mundur legjitimitetin. Ka ende kohë për PD të reflektojë. Shkelje shumë e rëndë e Kodit Zgjedhor. Ne nuk kemi interes politik në këtë se përbërja e KQZ është apolitike. E vërtetë që partitë emërojnë, por partitë politike nuk kanë asnjë rol as ti shkarkojnë anëtarët e KQZ./ep
