E Diel, 1 Nëntor 2026

TemA TV/ Meta: Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim? Këto janë tre problemet më të mëdha që ka sjellë Berisha (VIDEO)

metaKryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, prezantoi kandidatët e kësaj partie për qarkun e Durrësit.

Në fjalën e tij, ai ka ironizuar me emrin e koalicionit kundërshtar Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim. Meta tha se janë pikërisht këto tre problemet më të mëdha që u ka shkaktuar kjo qeveri shqiptarëve.

Meta tha se qytetarët janë të parët për Berishën vetëm në mitingje.

Në portën tonë të hershme drejt Europës, nga Durrësi do zhbllokojmë rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit në BE. Sot paraqesim ekipin tonë të fituesve për 23 qershorin.

23 qershori fton durrsakët dhe të gjithë qytetarët për reflektim, nëse ata ndihen më mirë për veten, familjen, komunitetin dhe gjithë shoqërinë.

Tre problemet kryesore që keni ju dhe qytetarët janë të gdhendura në sloganin e tyre. Ata kanë punësimin, por problemi më i madh është papunësia, kanë mirëqenien, por çdo ditë bie fuqia blerëse nga rritja e çmimeve, kanë integrimin dhe treguan një mungesë konsensusi për ti kaluar në Kuvend brenda kësaj legjislature tre ligjet.

Për kryeministrin qytetarët vetëm në fjalime e mitingje janë të parët, por për të të parët janë fishekzjarret, ekonomia po lëngon duke demonstruar shenja të qarta të krizës.

Të gjithë ju para se të dëgjoni statistikat zyrtare, keni familjarë, miq dhe të afërm të papunë.

Kjo nuk ndodh për shkak të paaftësisë apo mungesës së potencialeve, por mungesës së vizionit për të gjallëruar ekonominë dhe rritur punësimin, tha ai.

Kreu i LSI ka ironizuar sërish premtimin e Berishës për heqjen e vizave me SHBA.

Shqiptarët smund të gënjehen nga një qeveri që premton ëndrrën amerikane me sy hapur./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›