Volfarth: Rëndësi ka që zgjedhjet të mos kontestohen. Pjesa e ndershmërisë është komplekse
Ambasadori i prezencës së OSBE në Shqipëri, Eugen Volfarth, duke folur për Janush Bugajskin në Albanian Screen, thotë se elementi më i rëndësishëm i zgjedhjeve është që të mos kontestohen, pasi çështja e ndershmërisë është komplekse.
Për mua dhe për shumë të tjerë, elementi më i rëndësishëm i zgjedhjeve të lira është që të mos kontestohen. Kjo është themelore. Pjesa e ndershmërisë është shumë më komplekse, tha Volfarth.
Numërimi në të kaluarën ka qenë korrekt. Një marzh i vogël gabimi është gjithmonë i mundshëm dhe i pranueshëm. Kjo ndodh edhe në demokracitë e pjekura. Këtu sistemi është provë e mjaftueshme për të pasur numërim të mirë. Kur komisionerët tu përmbahen rregullave dhe ushtrojnë kontroll të përbashkët në qendrat e numërimit, atëherë nuk shoh ndonjë rrezik. Është mirë të ketë kontroll të dyfishtë. E mirëpres, si shumë të tjerë, që ka dhe masa të tjera si përfshirja e publikut, me kamera që tregojnë fletët e votimit në ekran. E gjithë kjo ndihmon në krijimin e besimit te publiku se numërimi është korrekt. Kjo kërkon kontributin e të gjitha palëve, vijoi kreu i prezencës.
Volfarth tha se nuk tingëllon mirë që të ketë një numërim paralel të votave.
I pyetur në lidhje me shkeljet që pa nisur fushata, Volfarth thotë: Ankesa ka. Ne shqyrtojmë ato që lidhen me shpërdorimin e fondeve publike për fushatë. Kemi dëgjuar raportime dhe pretendime në nivelin qendrore vendor dhe ne shohim nëse merren masa për kufizimin apo ndalimin e këtij fenomeni. Kjo është pjesë e vëzhgimit. Legjislacioni shqiptar e ndalon qartësisht përdorimin e mjeteve publike për fushata dhe kjo duhet të respektohet nga të gjithë ata që bëjnë fushatë.
Sa i përket çështjes së KQZ-së, Volfarth thotë se tani KQZ nuk është aq e fortë dhe aq bindëse sa më parë. Pati vetëm një zëvendësim nga ana e qeverisë. U hoq një anëtar në një mënyrë që ende ka nevojë për analizë të mëtejshme, në baza ligjore jo aq të qarta. Por, pikësëpari, ia lë palës shqiptare që ta zgjidhë këtë. Kjo krijoi disa valë që e çoi anën tjetër drejt disa dorëheqjeve, që erdhën gjithashtu në hapa të ndryshme, për arsye të ndryshme dhe mbase edhe bazuar në sfonde të ndryshme. Ajo që mbetet është një Komision Qendror i Zgjedhjeve i cunguar, me vetëm katër nga shtatë anëtarë. Për vendimet teknike dhe sipas legjislacionit, ai është funksional. Por aspekti i ligjshmërisë është vetëm një gjë. Është shumë e rëndësishme të ketë besueshmëri maksimale,e cila është sigurisht e kufizuar kur nuk ka anëtarë të emëruar nga opozita.
Sipas tij, fajtore janë të dyja palët. Po, absolutisht. Të dyja palët, me të meta, me veprime jo në interes të popullit, për arsye shumë të ndryshme, mbi baza ligjore shumë të ndryshme, por me të njëjtin përfundim:dëmtimin e një organi që duhet të jetë teknik dhe plotësisht funksional para zgjedhjeve të përgjithshme.
Sa u përket listave, Volfarth tha se duket se nuk ka parregullsi të mëdha në këtë kohë./ep