E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha në Berat: Brenda një viti marrim statusin. Rama të mbajë nervat dhe të mos ofendojë

berisha ne fierKryeministri Sali Berisha ka premtuar nga Berati se brenda një viti nga marrja e mandatit të tretë, do të merret e statusit të vendit kandidat për në BE.

Sërish kryeministri tha se do të liberalizohen vizat me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Jam këtu për tu zotuar se 4 vitet që vijnë do bëjmë për Beratin shumë herë më tepër se 4 vitet që shkuam. Do ndërtojmë Boshtin e Jugut dhe çdo kilometër rrugë në këtë qark. Do ndërtojmë çdo shkollë, çdo spital, çdo poliklinikë.

Brenda 1 viti do kemi në xhep pasaportën e statusit të vendit kandidat. Bashkë do hapim negociata me BE për anëtarësim të plotë. Do bëjmë çdo reformë për të miratuar liberalizimin e vizave me vendim mik më të shquar të shqiptarëve, premtoi Berisha.

Kryeministri tha se Edi Rama nuk duhet të ofendojë njerëzit që marrin pjesë në mitingjet e PD-së.

E ftoj për dy gjëra zotin Rama. Ne jemi politikanë, kemi kamerat dhe mikrofonat, është e pafalshme për ne të ofendojmë njerëzit, është e papranueshme, ndaj natyrisht fushata është fushatë, temperaturat ngrihen, por gjakrat duhet të mbahen, nuk mund të quash kurrë këtë qytetarët e mrekullueshëm robër, jo zoti Rama, këta janë gra dhe burra të lirisë dhe kanë hedhur shtypjen mënjanë, Rama mbaj nervat, një ditë i quan mësuesit injorantë, nxënësit dele, ditën tjerët quan tjetrin tradhtar, tha Berisha.

Alternativa tjetër është akuza, akuza dhe vetëm akuza, mohim, mohim dhe vetëm mohim, bllokime, bllokime dhe vetëm bllokime. Është normale të kritikosh nga mëngjesi gjer më darkë qeverinë, po është anormale dhe e pandershme të vish në Berat dhe të deklarosh para qytetarëve të Beratit se asnjë armik dhe pushtues nuk ju ka bërë ju atë që ju ka bërë kjo qeveri. Është e dhimbshme se kjo nuk vjen nga një spital psikiatrik, por nga lideri i opozitës, që e di që Berati sot ka shumë halle, po është vend anëtar në NATO. Të thuash këto, do thotë të udhëtosh në autobus me xhama të zi dhe të mos shohësh asgjë, tha Berisha./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›