TemA TV/ Policia, TERROR ndaj 16 familjeve në Tiranë, qëllon me armë. Breçani- deputetëve të PS-së: Këpusni qafën (VIDEO)
Një konflikt i ashpër ka përfshirë 16 familje në Tiranë dhe policinë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës Petro Nini Luarasi, ku përmbaruesi dhe policia kanë tentuar që të nxjerrin me forcë 16 familje nga një godinë.
Situata e tensionuar ka bërë që policia të qëllojë me armë në ajër.
Sipas banorëve që po nxirren jashtë nga objekti, pronari që pretendon të marrë godinën, ka falsifikuar dokumentet pasi është person me pushtet.
Në ngjarje është përfshirë edhe zëvendësdrejtori i policisë, Erzen Breçani, pavarësisht se është pezulluar për dhunën ndaj operatorit të Top Channel.
Ai ka debatuar me deputetët e PS-së, që kanë vajtur në vendin e ngjarjes për tu informuar, duke u thënë të këpusin qafën.
Dialogu mes deputetit Tahirit dhe Breçanit
Tahiri: Ke pesë deputetë, nuk jep përgjigje.
Breçani: Mos më trego me gisht. Ska banorë brenda.
Tahiri: Je fytyra e policisë, gjynah për këta që kanë një drejtues si ti. Ti nuk përfaqëson njerëzit, ti sillesh si gangster.
Breçani: Kush je ti, nuk bëj debat me ty. Këput qafën!
Tahiri: Je fiks drejtuesi i sotëm i policisë
Breçani: Nuk të njoh për deputet. Ti je një.
Tahiri: Çfarë jam unë?
Breçani: Hajdeni në Policinë e Shtetit t’u jap përgjigje. Jemi në zbatim të vendimit. Ne mbështesim veprimet e përmbarimit./b.l