E Diel, 1 Nëntor 2026

TemA TV/ Filxhani i sat ëme. Sharje e fyerje në Komisionin e Ligjeve në seancën për Ndrecën e Thanzën (VIDEO)

Komisioni-i-LigjeveSeanca dëgjimore në Komisionin e Ligjeve me dy emrat e propozuar nga Presidenti Bujar Nishani për në Gjykatën e Lartë përfundoi në sherr dhe fyerje personale.

Presidenti ka propozuar për këto poste Admir Thanzën dhe Tom Ndrecën.

Por opozita i ka vlerësuar si të papërshtatshëm këta dy gjyqtarë për Gjykatën e Lartë.

Ndërkohë kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmali, ironizoi me qëndrimin e opozitës, duke u thënë se nuk shoh filxhanin e Pandit kur doni të votoni ju.

Kaq ka mjaftuar dhe deputeti Pandeli Majko iu përgjigj Rusmalit: Filxhani i sat ëme. Skeni turp, e quani të miratuar pa hapur votimin.

Ndreca dhe Thanza miratohen me shumicë të thjeshtë. Opozita nuk i ka katër deputetë, që janë përjashtuar nga seancat pas debatit me Kastriot Islamin.

Në këtë mënyrë mazhoranca do e ketë të lehtë miratimin e tyre./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›