E Diel, 1 Nëntor 2026

TemA TV/ Rama: Familjet nuk do shpenzojnë asnjë qindarkë për legalizimin (VIDEO)

Foto ilustruese- faqe 5Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, foli përpara mijëra të pranishmëve në një aktivitet të titulluar Tirana e të gjithëve, organizuar në Pallatin e Kongreseve.

Rama premtoi legalizimin e shpejtë të banesave, ndërsa tha se qytetarët nuk do paguajnë asnjë qindarkë.

Ai shtoi se është shpifje e Berishës ajo që Rama u ka thënë të ardhurve shpellarë.

Saliu gënjen për shprehjen shpellarë. Largohem nga Shqipëria dhe ju kërkoj ndjesë të gjithë shqiptarëve dhe ju zotohem se nuk kthehem në Shqipëri. Nëse kjo provë nuk ekziston, më lind e drejta tju them se të gjithë tropojanëve dhe të ardhurve nga veriu se ky burrë kërkon tju mbajë peng në shpellën e mendësisë së tij, duke shfrytëzuar traditat vlerat dhe besnikërinë tuaj, u shpreh Rama.

Familjet nuk do të paguajnë asnjë qindarkë për legalizimin, nuk është premtim elektoral. Të gjitha shpenzimet e procesit të legalizimit do ti bëjë shteti. Mos i besoni teorisë së Saliut se do tju vëmë nga një zyrë legalizimi në çdo lagje. Kjo është me u vënë nga një hajdut në çdo lagje. Për lagjet informate legalizimi do të jetë falas.

Procesin e legalizimit e shohim si një proces që lidhet me daljen tonë nga kriza ekonomike dhe me zhvillimin e ekonomisë tonë kombëtare, do ta drejtoj vetë personalisht, vijoi Rama.

I pyetur në lidhje me ngërçin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, i cili po funksionon vetëm me katër anëtarë, Rama tha: Lëreni KQZ-në, lëreni të shkuarën dhe shikoni se pas 8 ditësh është stacioni kur Shqipëria takohet me të ardhmen. Që do të thotë, e shkuara vlen si pasqyrë për të parë të ardhmen. Në atë pasqyrë ne mund të shohim lehtësisht rrugëdaljen nga e gjithë problematika. Secili të bëjë detyrën e vet, çdo qytetar, qytetare, çdo votues dhe votuese./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›