E Diel, 1 Nëntor 2026

Shoqata Azem Hajdari dhe e veja e Havzi Nelës: PD përfaqëson komunistët, votoni FRD-në

topiMëngjesin e së shtunës, kryetari i FRD-së, Bamir Topi, me kërkesë të tyre u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të Shoqatës Azem Hajdari, Gëzim Bara si dhe me znj. Lavdije Nela, bashkëshorte e disidentit politik Havzi Nela.

Në takim u diskutua mbi fushatën elektorale, të përndjekurit politikë dhe programin politik të FRD-së.

Në emër të shoqatës dhe mbështetësve që ata përfaqësojnë, bashkëbiseduesit i shprehën zotit Topi shqetësimet e tyre dhe vendimin për të mbështetur politikisht FRD-në, si shtëpia e vërtetë e të djathtës shqiptare.

Përfaqësuesit e shoqatës Azem Hajdari i dorëzuan zotit Topi një deklaratë politike në emër të këtij grupimi, përmes të cilit shprehet pozicioni i tyre politik lidhur me zgjedhjet.

Shoqata Mbarëkombëtare nacionaliste, Azem Hajdari, pas analizës së bërë për zhvillimet e fundit politike, në lidhje me qëndrimin e PD për përfaqësimin në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2013, konstaton se kjo pari ka bërë pjesë të saj si kandidatë për deputetë individë, që jo vetëm nuk kanë asnjë lidhje me programin themelues të kësaj partie, por që kanë mallkuar dhe denigruar, idealet e Dhjetorit 90 dhe figurën e Azem Hajdarit, një prej të cilëve është kafkëthyesi, i demokratëve, Kastriot Islami, Lufter Xhuveli, e kompani ekstremistësh komunistë të cilët iu vërsulën lëvizjes studentore dhe figurës së Azem Hajdarit e 300 studentëve të dhjetorit 90, me kërcënime dhe gjakderdhje në mbrojtje të figurës së Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë.

Shoqata Azem Hajdari deklaron se FRD, është forca që mbështet realisht demokracinë, lëvizjen e dhjetori 90 të ardhmen e kësaj lëvizje që ka nisur tek ideali i Azem Hajdarit dhe shumë demokratëve, të cilët i ka spostuar qëllimisht për të mbushur radhët me komunistë, thuhet në deklaratë.

Takimi dhe deklarata u bënë në të njëjtën orë kur kryeministri ndodhej në vendlindjen e tij për të kërkuar vota elektorale për disa prej figurave historike të së majtës, të përfshirë në listat prioritare të PD-së dhe kur asnjë asnjë kandidat i qeverisë nuk përfaqëson direkt shtresën e ish- të përndjekurve politikë./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›