E Diel, 1 Nëntor 2026

TemA TV/ Topalli: Berisha e ka faktuar se është kampion në realizimin e premtimeve. Do heqë dhe vizat me SHBA (VIDEO)

topalliKryetarja e Kuvendit, Jozefina topalli, ka vijuar fushatën e saj në qarkun e Shkodrës. Këtë radhë ajo ka qenë në Postribë, ku është shprehur se e djathta do të fitojë bindshëm në 23 qershor.

Ju përherë i keni besuar Kryeministrit Sali Berisha dhe ai përherë ua ka shpërblyer. Në këto 23 vite, me një rezultat të shkëlqyer i keni dhënë besimin Partisë Demokratike, që është partia e shpresës, e integritetit, e ndryshimt dhe e transformimit, tha Topalli.

Duke iu referuar premtimit të Berishës për liberalizimin e vizave me Shtetet e Bashkuara, Topalli shprehu bindjen se është një premtim i realizueshëm, pasi siç u shpreh ajo, kryeministri Berisha e ka faktuar se guxon dhe është kampion në realizimin e reformave.

Në 23 qershor, qytetarët shqiptarë do të dinë të bëjnë diferencën midis alternativës që ofron vokacionin perëndimor dhe integrimin e vendit në BE dhe atij që bojkoton dhe bllokon prej katër vitesh rrugën e Shqipërisë në Europë, do të dinë të bëjnë diferencën mes Kryeministrit Berisha që miraton rroga dhe pensione dhe atij që në çdo rast dhe në çdo vit ka votuar kundër çdo projekti, do të dinë të bëjnë diferencën mes Kryeministrit që ka punuar për ndryshimin e Shqipërisë dhe atij që nuk do tia dijë për vendin e tij dhe nxihet sa herë që Shqipëria arrin një progres, përfunoi Topalli./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›