E Shtunë, 31 Tetor 2026

50 shqiptarë prej 3 ditësh peng në Francë, askush nga ambasada nuk interesohet

ambasadaRreth 50 shqiptarë, të cilët kanë shkuar invidualisht apo në grupe të vogla si turistë në Francë, prej 3 ditësh janë duke u mbajtur në paraburgim nga ana e policisë franceze. Ata janë duke u mbajtur në Kalaj, një zonë që ndodhet 130 km larg Parisit

Një prej personave që e ka denoncuar këtë gjë, Aldrin Kuqi, thotë se është është kapur nga ana e policisë franceze, teksa kishte 6 ditë në Francë.

Ai thotë se policia franceze mendon se shqiptarët kanë shkuar në Francë për azil politik, ndërkohë që askush nga personat që po mbahen në paraburgim, nuk e ka çuar në mend këtë gjë.

Kuqi thotë se ata kanë kërkuar ndihmë nga ana e përfaqësuesve të ambasadës shqiptare në Francë, por deri më tani askush nuk është interesuar për fatin e tyre./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›