E Diel, 1 Nëntor 2026

SHENIM/ Kasetat për të mbuluar incidentet e gjyshit, që ka harruar se ishte tetë vite në pushtet

gjyshiSi mund të sillet një kryeministër, që ka tetë vite në pushtet, në këtë mënyrë?

Pasi opozita deklaron se do shpërndajë certifikatat e pronësisë, të cilat janë mbajtur peng prej vitesh, ai del në miting e thotë se certifikatat e pronësisë do ua jap unë.

Një ditë pasi opozita thotë se Berisha u ka hequr buxhetorëve pagën e 13-të, ai del në një miting dhe thotë se do të rikthejë pagën e 13-të.

Pasi opozita del me një spot për të vërtetën e hidhur të rritjes drastike të çmimeve, që nuk kompensohen kurrsesi nga rritja e pagave, ai thotë se do rrisë pagat e pensionet dy herë më shumë se çmimet.

Disa thonë se nuk ka më alternativa për të paraqitur. Nga zyra e shtypit të PD thonë se nuk ka program, përveç gjërave që thotë Berisha nëpër mitingje.

Mirëpo gjërat që thotë ai nëpër mitingje lidhen edhe me moshën e me gjendjen e tij fizike e mendore.

Kjo na nxjerr në një temë tjetër, atë të mbulimit skandaloz të fushatës nga televizionet. Këto të fundit janë të detyruara që të mbulojnë fushatën zgjedhore me kasetat që u sjellin partitë. Por askush nuk i ndalon që të ndjekin nga pas me kamera Berishën. Apo i ndalon kush?

Sepse ditën që atij i ndodhi incidenti në Burrel, askush nuk filmoi dot atë që ndodhi, duke bërë një zallamahi me raportimet. Dhe thonë se incidentet nuk mungojnë për një gjysh me antiplumb, që po mundohet të na shesë një realitet tjetër, të grimuar, të përpunuar e të maskuar./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›