FOTO LAJM/ Jala në flakë
Një ndër zonat më të bukura turistike dhe e shumëpopulluar në këto ditë të nxehta vere, Jala, është përfshirë nga flakët.
Zjarri ka rënë në orët e pasdites, ndërsa shkaqet mbeten të paqarta.
Dhjetëra hektarë me bimësi po digjen, siç duket edhe nga foto e bërë nga deputeti Taulant Balla.
Për shkak të terrenit të thyer, është e vështirë në mos e pamundur ndërhyrja me zjarrfikëse për të izoluar flakët. Ndërsa era favorizon përhapjen e tyre.