E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhuna ndaj gruas, OJQ dhe shoqëria civile protestë te policia e Tiranës

Përfaqësues nga shoqëria civile dhe nga organizatat joqeveritare, protestuan sot para Drejtorisë për përgjithshme të policisë së shtetit për të kërkuar ndaljen e dhunës ndaj gruas.

Për të simbolizuar dhunën që ushtrohet ndaj grave, aktivistët e shoqërisë civile kishin kryqëzuar një grua e cila i kishte sytë e mbyllura.

Me moton Ndal dhunës ndaj gruas aktivistët e shoqërisë civile kërkuan nga policia e shtetit marrjen e masave për parandalimin e dhunës ndaj gruas.

Ky reagim i shoqërisë civile vjen pas shtimit të rasteve të dhunës ndaj gruas.  Shifrat e dhunës në familje po rriten në mënyrë dramatike nga viti në vit.

Kështu vetëm për vitin 2013, deri më tani janë plot 400 gra që i janë drejtuar gjykatës së Tiranës dhe kërkojnë urdhra mbrojtje nga burrat e tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›