E Diel, 1 Nëntor 2026

Temperatura të ulëta e ngrica, ja akset që qarkullohen me zinxhire

TIRANË- Gjithë vendi është mbërthyer nga temperaturat e ulëta, ndërsa problem mbetet akulli dhe ngrica. Janë rikthyer reshjet e deborës në zonat e thella malore në Kukës, ku problematike është mungesa e energjisë elektrike prej disa ditësh në komunat e bllokuara Kalisht, Grykë-Çajë, Arren, Zapod dhe Topojan, si pasojë e rrjetit të amortizuar, si dhe në disa fshatra të thella të komunës Surrojë dhe Malzi.

Problematike situata në disa akse. Një pjesët e segmentit Kukës-Shishtavec është i bllokuar, me deborën që arrin deri në një metër trashësi, c’ka vështirëson ndëhyrjen e borë pastrueses.

Raportohet se ka presencë të theksuar akulli në akset Kukës-Krumë, Kukës-Bushtricë, Qafë Mali-Bajram Curri, si dhe në aksin Morinë-Kukës-Tunel i Kalimashit, ku policia nuk lejon kalimin e mjeteve pa zinxhirë.

Situatë disi më e qetë në qarkun e Dibrës, ku raportohen probleme në qarkullimin rrugor vetëm në disa fshatra të komunave Lurë, Kala e Dodës, Sllovë, Ostren dhe Trebishtë, Macukull dhe Xibër, si pasojë e ngricave dhe akullit. Ndërkaq disa fshatra në qarkun e Dibres janë pa energji elektrike.

Në Korcë të gjitha rrugët nacionale të hapura, kalohet pa zinxhirë. Lekasi i bllokuar dhe zona e Mokrës me zinxhirë kalohet vetëm në zonën turistike të Dardhës

Keshtu per shkka te ngricave, bores dhe temperaturave te uleta, në disa prej akseve rrugore në zonat veriore dhe juglindore të vendit, qarkullimi i mjeteve lejohet vetëm me zinxhirë, për shkak të ngricës së shkaktuar nga temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës gjatë ditëve të fundit.

Qarkullohen me zinxhirë
Qafë Buall-Krastë
Qafë Dragalicë-Stëblevë.
Labinot Fushë-Monument Bizë
Qafë Lunik-Fushë Studë
Në rrugën e Dardhës
Topojan-Shishtavec
Në aksin Trau Dajt-Vilat
Qafë Mollë-Bizë

(d.b/el.me/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera Shkodër, akset nacionale të kalueshme Vlorë, policia forcon kontrollin në Qafë Llogora

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›