Abuzimi me faturat e energjinë, prokuroria heton CEZ
Tiranë – Ankesat e qytetarëve për mbifaturimin e energjisë elektrike apo shkëputjen e furnizimit në mënyrë abuzive nga CEZ, përfundojnë në dyert e prokurorisë. Pas depozitimit të një sërë denoncimesh pranë policisë, kjo e fundit ia ka përcjellë ato organit të prokurorisë së Tiranës. Burime pranë këtij organi, bëjnë të ditur se janë hapur hetimet, të cilat kanë avancuar me shpejtësi duke zbuluar shkelje të shumta, por pa i specifikuar ato. Pranë CEZ janë sekuestruar dokumente, kryesisht fatura, si dhe janë marrë në pyetje dhjetra faturistë të kësaj kompanie. Paraprakisht mësohet se hetimet kanë zbuluar abuzime dhe pritet të urdherohen edhe arrestime në mesin e atyre që janë të dyshuar.
Sipas prokurorëve, janë zbuluar se ka fatura që tregojnë kontrollin e apartatit matës të energjisë në orët e mesnatës, apo edhe faturime energjie në banesa ku nuk ka patur njerëz, apo edhe në konsumatorë të cilëve u ishte ndërprerë më parë energjia.
Pranë gazetës IDEA, prej disa muajsh kanë mbërritur denoncime nga qytetarët të cilët janë ankukuar për faturime të ekzagjeruara të energjisë elektrike, të cilat ishin tepër të fryra krahasuar me kapacitetin e një familjeje. Kjo është herë e parë që të tilla denoncime përfundojnë në prokurori dhe bëhen objekt hetimi. Pritet të mësohet tashmë nëse do të kemi arrestime për këtë çështje, një nga më të ndjeshmet për njerëzit e thejshtë.
Shkrime të tjera me interes:
- Denoncim: Faturat e ujit, tre herë më të larta se të dritave Elbasan- Qytetarët e Elbasanit ankohen se prej 3 muajsh faturohen...
- Dhuna në stadiume- Prokuroria nis hetimet për ngjarjen në Laç Laç- Prokuroria e Laçit nisi hetimet bazuar në pamjet filmike...
- Grupi për enërgjinë, Harasani nuk pranon detyrën Tiranë- Deputeti i Partisë Socialiste ka refuzuar detyrën e re...