E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedia e 9 janarit, familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi

Kanë kaluar 8 vjet nga tragjedia e 9 janarit në Karaburun, ndërsa për familjarët e 20 viktimave dhe 8 të zhdukurve gjithçka ka mbetur një mister e një çështje e lënë në hije.

Gjatë ditës së sotme, familjarët e viktimave kanë mbërritur në vendin ku u mbytën të afërmit e tyre në gadishullin e Karaburunit në Vlorë. Ashtu si edhe në vitet e kaluara, ata theksojnë se drejtësia nuk është vënë në vend, si dhe i bëjnë apel shtetit të zbardhë çështjen e tyre.

Më 9 janar të vitit 2004 gomonia me 36 klandestinë u nis në det të trazuar 5 deri ne 6 ballë në drejtim të Italisë nga gjiri i Palasës. Tragjedia përfundoi me 20 të vdekur dhe 8 të zhdukur, ndërsa viktimat i përksinin moshës nga 15 deri në 33 vjeç.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›