Temperaturat 40 gradë, zbrazet Sheshi në Prishtinë

Sot në Kosovë po mbretëron ditë tejet e nxehtë. Temperatura në disa qytete të Kosovës ka shënuar 40 gradë celsius, ndërkohë në emergjencë është shtuar numri i të sëmurëve.
Ministria e Shëndetësisë sot ka dalë më këshilla për qytetarët që t’i ikin të nxehtit.
Apelohet te qytetarët që të qëndrojnë në ambiente të freskëta dhe të ajrosura sidomos prej orës 11:00 deri në ora 17:00./Indeksonline/