Temperaturat e larta, Gonxhja: Masa për shëndetin e punëtorëve në ndërtim

TIRANË, 15 gusht/ATSH/ Temperaturat e larta të cilat vazhdojnë të jenë prezente në vendin tonë ndikojnë drejtpërdrejtë në shëndetin e punëmarrësve sidomos në sektorin e ndërtimit.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja u ka bërë thirrje punëdhënësve të marrin masa shtrënguese në drejtim të sigurisë dhe shëndetit në punë me qëllim mbrojtjen e punëtorëve dhe parandalimin e ngjarjeve, incidenteve apo aksidenteve në vendin e punës.
“Të jemi të kujdesshëm me qëllim uljen e rreziqeve profesionale dhe rritjen e sigurisë së punonjësve”, thuhet në postimin e ministrit në rrjetet sociale.
1 nga 5