Temperaturat e larta, këshilla e mjekut: Kini kujdes lëkurën

Ndërsa termometrat shënojnë çdo ditë e më shumë temperatura të larta specialistët e mjeksisë tërheqin vëmendjen për rrezikun e sëmundjeve që vlojnë nën efektin e rrezeve të forta të diellit. Mjeku dermatolog, Bujar Pernaska, thotë se në këtë stinë janë të pranishme nga alergjitë e thjeshta deri tek kanceret e lëkurës ndaj duhet patur kujdes në ruajtjen e higjenës.
Ndër moshat më të rrezikuara janë të vegjlit dhe të moshuarit, të cilët janë edhe më të ndjeshëm ndaj ndryshimeve të tempëraturave. Mjeku Përnaska thotë se gjithashtu duhet kujdes edhe në ambjentet e plazheve dhe pishinave, ku mundësitë e infeksioneve dhe mikrobeve janë edhe më të mëdha.