Terminali i Durrësit, i përfunduar mban dyert e mbyllura

Situatë skandaloze në portin e Durrësit. Ndonëse terminali i ri i pasagjerëve ka përfunduar, ai nuk eshtë vënë ende në funksion të qytetarëve, të cilët ne pritje te sherbimeve jane te detyruar te perballen me temperaturat e larta te veres. Grupi ynë i xhirimit ishte në ambjentet e këtij porti, për të evidentuar këtë situatë dhe realiteti ishte tronditës. Në njërin krah terminali i ri i pasagjerëve, i cili duhet të kishte përfunduar dy vite më parë qëndron bosh, ndërkohë që shetasit shqiptarë dhe ato të huaj kalojnë përbrij tij të lodhur dhe të rraskapitur nga temperaturat përvëluese.
Ndërsa në port shpenzohen qindra milion lekë për spektakle disa ditore, situata reale e trajtimit të qytetarëve vijon te jete e mjerueshme. Nje port i hapur vetëm disa ditë në vit, dhe i izoluar në pjesën tjetër të vitit, shpenzon aq para, sa për të kryer investime kolosale për investime të rendësishme në shërbim të qytet. Nëse gjatë orëve të natës ështe kërcyer dhe kënduar, si dhe janë shpenzuar miliona lekë për koncerte, në mëngjesin e ditës tjetër qytetarët kalonin përmes portit më të madh të vendit në kushtet e një vape tmerruese, si qytetarë të kategoriasë së dytë.