Problemet në zemër, QSUT 10 ndërhyrje tek fëmijët

10 fëmijë të lindur me probleme në zemër sapo kanë përfunduar një operacion të sukseshëm. 9 prej tyre me ndëryrje kirurgjikale dhe 1 me anë të hemodinamikës. Më i vogëli është 2 javësh dhe fëmija më i madh i operuar nga këto probleme është 12 vjec. Mjekët thonë se për fat të keq incidenca e te vegjëlve të lindur me probleme në zemër është e lartë. Statistikat zyrare flasin se 7 deri në 8 fëmijë në 1000 lindje lindin me një shqetësim të tillë.
Në vit kryhen mbi 140 ndëryrje kirugjikale tek të vegjëlit e sëmurë, ndërkohë që raste që kërkojnë operacion janë mbi 300 pacientë në një vitë. Shtuar këtu edhe pacinetët nga Kosova.
Operacioni tek fëmijët është asistuar nga mjekë të njohur Italian. Drejtori i Qëndrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Saimir Ivziku tha se në Itali do të hapet një pavion i kardiologjisë ku do të shkojnë edhe mjekë shqiptar.
Përvec fëmijëve të operuar, ka dhe mjaft raste të tjera që kërkojnë këto ndërhryje të specializuar.