E Hënë, 2 Nëntor 2026

Temperaturat e larta nuk ndalin fermerët e Kukësit, pas korrjes së grurit ka nisur mbjellja e misrit

Pavarësisht temperaturave të larta të kësaj periudhe, fermerët në Kukës vijojnë pa ndërprerje punën në arat e tyre.

Brahim Hoxha, 74 vjeç, së bashku me bashkëshorten po merren me ujitjen e misrit të sapombjellë pas korrjes së tërshërës.

I kalitur me punë gjithë jetën e tij, ai thotë se nuk e ka problem të nxehtin.

Misri, sipas tij, përfundon në shtator dhe ujitja organizohet me ditë të caktuara për të siguruar rendimentin maksimal.

“Nga 15 tetori deri në 1 nëntor kjo i mbaron punët e veta,” thotë zonja e tij.

Ndërkohë, kanalet ujitëse vijojnë të furnizojnë me ujë parcelat e fshatrave të Kukësit, ku janë mbjellë kulturat bujqësore sezonale në fund të muajit qershor.

Gazetar: Dashmir Shehu

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›