E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Partizani”- GJKKO heq masën e arrestit për Malltezin, cakton 3 mln lekë garanci pasurore

Gjykata e Posaçme ka hequr masën “arrest shtëpie” ndaj Jamarbër Malltezit, dhëndrit të kryedemokratit Sali Berisha.

GJKKO ka marrë në shqyrtim në seancën e sotme kërkesën e Malltezit për ndryshimin e masës në lidhje me dosjen “Partizani”, duke i caktuar një garanci pasurore 3 milionë lekë.

Prej nëntorit të vitit 2023 Jamarbër Malltezi ndodhej në “arrest shtëpie” për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.

Malltezi akuzohej për “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me Sali Berishën pasi në marrëveshje me këtë të fundit, duke shfrytëzuar pushtetin e ish Kryeministrit, ka arritur të marrë përfitimet e parregullta!

Po ashtu, Malltezi akuzohej dhe për “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›