Temperaturat e larta, shtohen pacientët në QSUT

Qëndrimi për një kohe të gjatë në diell si dhe temperaturat e larta të gushtit kanë shtuar problemet e shumta shëndetësore. Çdo ditë në spitalin e infektivit janë shtuar pacientë të prekur nga virozat e stinës. Sipas mjekut infeksionist Arjan Harxhi numri i të sëmurëve shkon në 70 deri në 80 pacientë në ditë të cilët marin konsulta dhe mjekimet në shtëpi, dhe 10 raste të rënda që janë të detyruar të shtrohen.
Në spitalin infektiv fluksi i pacientëve ka ardhur kryesisht nga konsumi i ushqimeve jo të freskëta.
Ndërkohë në spitalin “Nënë Tereza” në kryeqytet ka një rritje të personave që kanë probleme me zemrën, persona që janë helmuar apo problemet me lëkurën. Që nga fillimi i sezonit veror mjekët deri më tani mjekët këshillojnë që në këto ditë të nxehta të konsumohen sa më shumë lëngje. Mjeku Harxhi këshillon gjithashtu se higjena dhe ruajtja nga temperaturat e larta shmangin një sere problemesh shëndetësore.