E Shtunë, 31 Tetor 2026

Temperaturat e ulëta/ Fluks pacientësh në spitale, Mjekët: Situatë gripale

Bulqizë- Fluks pacientësh ka patur në Spitalin Rajonal të Bulqizës si pasoje e virozave gripale për shkak të temperaturave të ulëta që kanë arritur deri në minus 17 gradë.

Vetëm gjatë kësaj jave çdo ditë janë regjistruar në spital 15 deri në 20 persona të prekur nga gripi stinor dhe  infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes, që kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Mjekët e këtij spitali thonë se fëmijët dhe të moshuarit janë më të prekurit nga këto viroza. Aktualisht deri më tani 40 fëmijë janë të shtruar në spital në pavionin e pediatrisë.

“Sipas statistikave që disponojmë për periudhën 15 dhjetor-15 janar të këtij viti- thotë mjeku pediatër i këtij spitali, Aqif Lleshi- numri i fëmijëve që janë trajtuar nga ana jonë është rreth 200 fëmijë”.

Gjithsesi nuk bëhet fjalë për situatë alarmante, pasi në çdo rast situata gripale është nën kontroll të plotë, thonë mjekët e këtij spitali.  Qytetarët shpesh nuk e marrin mjekimin nga mjekët, por nga farmacistët dhe kjo ka bërë që të sëmurët të mos marrin efektin e duhur nga ilaçet.

Ndaj mjekët këshillojnë gjithashtu që të kihet kujdes me përzgjedhjen e medikamenteve edhe pse asnjë farmacist nuk duhet të japë ilaçe pa rekomandimin përkatës të mjekëve.

Ndërkohë që nga mesi i dhjetorit, në shkollat, kopshtet dhe çerdhet e qytetit, për çdo ditë numri i nxënësve dhe fëmijëve që nuk frekuentojnë ka ardhur në rritje.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Virozat e stinës- Fluks në pediatri, 200 fëmijë vizitohen çdo ditë Bulqizë- Temperaturat e ulëta kanë sjellë edhe rreshjet e dëborës...
  2. Virozat e stinës- Mjekët:150 pacientë në ditë, kujdes fëmijët Elbasan- Virozat e stinës kanë shtuar edhe numrin e vogëlushëve...
  3. Festat, Hana: Një pagë e plotë shpërblim, për mjekët e përkushtuar Tiranë- Mjekët e përkushtuar në punë mund të përfitojnë shpërblim...

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›