E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasadorët: Mbështesim prokurorinë, hetim të plotë 21 Janarit

Tiranë- Në vigjilje të një vjetorit të ngjarjeve të 21 Janarit, ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, delegacionit të Komisionit Europian dhe kreut të prezencës së OSBE në Shqipëri, kanë dalë me një deklaratë të përbashkët, në mbështetje të prokurorisë për hetimin e plotë të panashëm të kesaj ngjarje. Deklarata është bërë publike nga ambasada e SHBA.

Një dhunë e pafalshme dhe e pakuptimtë është cilësuar nga krerët e prezencës së SHBA-së, BE-së dhe OSBE-së në Tiranë ngjarja e 21 janarit 2011.

Përmes një deklarate të përbashkët për shtyp institucionet ndërkombëtare në Shqipëri dënojnë ngjarjet e 21 janarit duke shprehur edhe ngushëllimet e tyre për personat që humbën jetën atë ditë.

21 janari 2011 ishte një ditë e dhimbshme në historinë e afërt të Shqipërisë me demonstrata të dhunshme në kryeqytetin shqiptar. Në atë ditë tragjike, katër protestues u vranë dhe dhjetëra të tjerë, përfshirë protestues, kalimtarë dhe oficerë policie, u lënduan. Sërish, duam të shprehim ngushëllimet tona për familjarët e viktimave të kësaj dhune të pakuptimtë dhe të pafalshme.- thuhet në deklaratën e përbashkët për shtyp.

Më tej në deklaratë thuhet se populli shqiptar kërkon drejtësi dhe këtë mund të bëjë vetëm institucioni i prokurorisë në mënyrë trasnparente dhe të pavarur.

Është e nevojshme që të hidhet dritë e plotë mbi ngjarjet e 21 janarit nëpërmjet një procedure gjyqësore të besueshme, përfshirë një hetim gjithëpërfshirës, të pavarur dhe të lirë nga ndikimet partiake. Me të drejtë, populli shqiptar pret që të jepet drejtësi. Në këtë kontekst, ne besojmë që Zyra e Prokurorisë së Përgjithshme të Shqipërisë është institucioni i duhur për ta kryer këtë hetim dhe ai institucion ka besimin dhe mbështetjen tonë të plotë.- thuhet në deklaratë.

Sipas tre përfaqësive kryesore ndërkombëtare në vendin tonë 21 janari duhet të jetë jo vetëm një ditë përkujtimore por bashkimi i shqiptarëve rreth dialogut dhe reformave për integrimin e vendit.

21 janari 2012 duhet të jetë më tepër se një ditë përkujtimore. Duhet të jetë gjithashtu një rast për të gjithë qytetarët shqiptarë që të shohin drejt së ardhmes dhe për forcat politike që të forcojnë dialogun e tyre politik, bashkëpunimin mbi integrimin në BE dhe procesin e reformave.- vijon deklarata.

Deklarata e ambasadorit të SHBA-së dhe krerëve të BE-së dhe OSBE-së përfundon me këto fjalë: Për këto arsye, ne nxisim udhëheqësit politikë të Shqipërisë ti japin përparësi interesave të  vendit dhe atyre të qytetarëve të tij para çështjeve partiake dhe të përqendrohen që të punojnë së bashku mbi hapat konkrete që në mënyrë vendimtare ta çojnë Shqipërinë përpara në rrugën e reformave në vitin 2012.

Shkrime të tjera me interes:

  1. 21 Janari, Berisha i kujton Ramës mesazhin e 23 Janarit Tiranë Kryeministri Sali Berisha ka folur me tone shumë të...
  2. Zbardhja e “21 janarit”, familjarët letër Arvizut: Drejtësia të mos heshte Tiranë- Familjarët e viktimave të 21 janarit i kanë dërguar...
  3. Ngjarjet e 14 janarit, Jahjaga fton partitë në një tryezë të përbashkët Kosovë- Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga do të mbledhë këto...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›