E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pritet gjykata! Invalide nga aksidenti, kompania nuk e dëmshpërblen

Tiranë- Një 32-vjeçare, me shtetësi amerikane dhe shqiptare, kërkon që Gjykata e Tiranës, të vendosë dëmshpërblimin e saj për shkak se ka mbetur invalide nga një aksident automobilistik në Tiranë. Vajza quhet Dorina Tila, ka lindur në Tiranë dhe tashmë pas aksidentit që e ka gjymtuar, ka mbetur invalided dhe kërkon dëmshperblimin nga kompania ku ka qenë e siguruar, SIGAL UNIQUA GROUP AUSTRIA.

Në padinë civile thuhet se Dorina Tila ka përfunduar studimet e larta në George Mason Universyty dhe më pas, po në SHBA ka marrë edhe gradën doktor i shkencash në biologji. Dorina Tila i kërkon gjykatës civile që shoqëria e sigurimeve t’i paguaje asaj si demshperblim fizik, 19.500.000 lekë, së bashku me interesat deri në egzekutimin final të vendimit përfundimtar.

Në kërkësen që ka siguruar thuhet: Paraqes këtë kërkesë padi, në themel të së cilës kërkohet që të detyrohet gjyqësisht SIGLA UNIQUA AUSTRIA GROUP,  për të më dëmshpërblyer, për detyrimet që kjo shoqëri ka, pas aksidentit të ndodhur më 13/7/2010, aksident nga i cili jam e dëmtuar rëndë. Aksidenti thotë paditësja, ka ndodhur në rrethrrotullimin e Saukut në Tiranë, nga mjeti motorrik tip Peugeot, mjet ky që është i siguruar pranë kësaj shoqërie sigurimesh.

Më tej në këkesën për dëmshpërblim, vajza radhit faktet sipas saj. Motorri thotë e demtuara, drejtohej nga nëna ime, Mimianita Tila. Si rezultat u dëmtua pasagjerja Dorina Tila. Në mbështetje të nenit 32/a të Kodit të Prodecurës Civile dhe legjislacionit për sigurimin e detyrueshëm të mbajtësve të mjeteve motorrike, për përgjëgjësinë ndaj të tretëve, paditësi është i lëgjitimuar për të kërkuar rivendosjen e të drejtave pasurore dhe jo pasurore.

Dorina pretendon në padi se më datën 14 tetor 2010, i është drejtuar me kërkese kopmanisë së sigurimeve, por kjo shoqëri nuk i ka kthyer përgjigjje. Paditësja thotë se ka pritur afatin e 30 ditëve. Mandej brenda 90 ditëve pasardhëse i është drejtuar të njëjtës shoqëri më 28 dhjetor të këtij viti, dhe 4 shkurt të 2011. Por sërisht shoqëria e ka shpërfillur.

Unë thotë paditësja – jam identifikuar pas këtij aksidenti të rëndë si invalide e plotë- me një vendim të komisionit mjekësor të caktimit të aftësisë për punë, dhe më takon që gjykata të urdhërojë shoqërinë e mësipërme të paguajë të gjitha detyrimet ndaj meje.

Aktualisht procesi ndodhet në fazen e marrjes se një raporti përfundimtar nga tre eksperte që shqiptaro-amerikania i ka kërkuar në procesin gjyqësor. Ekspertët janë nga fusha e mjekësisë, psikologjisë dhe ekspertë kontabël, dhe secili prej tyre duhet të raportojë në gjykatë invaliditetin e vajzës, gjendjen psikologjike të saj, dhe një përllogaritje se sa është dëmi i shkaktuar nga aksidenti.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Paralizohet nga aksidenti, kompania e sigurimeve nuk e dëmshpërblen Sigurimi i jetës është një praktikë që sapo ka hyrë...
  2. Kompania e sigurimit nuk paguan dëmshërblimin Tiranë  - Shumica e padive për kërkim dëmshpërblimi në Gjykatën...
  3. Denoncim: Padi për kompaninë e sigurimit Tiranë  - Shumica e padive për kërkim dëmshpërblimi në Gjykatën...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›