Temperaturat e ulëta në Europë, shkon në 90 bilanci i viktimave
Europë- Acari që ka goditur javën e fundit pjesën më të madhe të kontinentit europian ka çuar në 90 bilancin e viktimave si pasojë e temperaturave nën zero gradë celcius.
Rusia, Polonia, Ukraina, Bullgaria, Turqia dhe Rumani duket se janë vendet që po vuajnë më tepër të ftohtin e papërballueshëm, ku termometri ka zbritur deri në -33 gradë celcius. Ndërkaq mediat europiane raportojnë se gjysma e viktimave janë shënuar në Ukrainë.
Ndërkaq dhe vendet e Ballkanit po vuajnë të ftohtin e acartë të këtyre ditëve, në Serbi dhe Bosnje janë shpërndarë ndihma nga ajri për banorët e bllokuar nga dëbora në disa zona të vendit. Turqia paraqitet në të njëjtën situatë, mësohet se nga aeroporti i Stambollit janë anulluar disa fluturime ndërsa qindra çadra janë ngritur në të gjitha vendet për të pastrehët.
Shkrime të tjera me interes:
- Përmbytje në Itali, rëndohet bilanci i viktimave Itali- Rëndohet nga ora në orë bilanci i viktimave të...
- Temperaturat e ulëta/ Fluks pacientësh në spitale, Mjekët: Situatë gripale Bulqizë- Fluks pacientësh ka patur në Spitalin Rajonal të Bulqizës...
- Shkon në 520 numri i viktimave në Turqi TURQI - Bilanci i viktimave i tërmetit të fuqishëm në...