E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia fsheh kreun e Omonias, Disho: Jam grek, më ndihmoni

Greqi- Naum Disho, i dënuar me një vit burg për dhunimin e varreve në Boboshticë dhe i shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare, mësohet se fshihet diku në kufirin mes Greqisë dhe Shqipërisë. Ky lajm bëhet i ditur nga gazeta greke “Proto Thema”, e cila ka mundur të marrë një intervistë nga kreu i Ominias, Disho lidhur me ngjarjet e fundit.

Gazeta greke Proto Thema në një artikull të saj me titull Jam grek, ju lutem më ndihmoni ka përkrahur kryetarin e Omonias, Naum Dishon, duke e cilësuar veprimin e tij, me varret në Boboshticë, si përpjekje për të rregulluar monumentin e ushtarëve grek.

Sipas gazetës vendimi i gjykatës shqiptare për Dishon është i diskutueshëm, pasi banorët e Boboshticës kanë ndezur nacionalizmin në mbrotje të varreve që sipas gazetës nuk janë dhunuar aspak nga Naum Disho.

Por vetë Disho e ka cilësuar këtë ngjarje si të ndikuar politikisht dhe sipas tij në Shqipëri po cënohen të drejtat e vllehëve.

Çështja është thjesht politike.Na mbyllin ne burg sepse ngrejmë zerin që jemi greke dhe vllehe dhe luftojmë për të drejtat tona. Si greke që jemi, përpiqemi të nderojmë heronjtë në luften italo-greke. Çdo tetor organizojmë një përkujtimore te memoriali qe është ngritur në varrezat e fshatit. U përpoqem të shtronim rrugën që çon tek monumenti dhe u akuzuam për përdhosjen e të vdekurve “- tha Disho, duke bërë thirrje që pret mbështetjen e Athinës.

Presim mbështetjen e Athinës, jo për vete por për mijëra greke në Korçë të cilët pavarësisht vështirësive nuk kanë humbur helenizmin e tyre- tha më tej Disho.

Ndërkaq Disho e ka cilësuar procesin e Censusit në Shqipëri si përpjekje për t’i kthyer me zor në shqiptarë, grekët që jetojnë në jug të vendit.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Korçë- Gjykata e Apelit rrëzon kërkesën e kreut të Omonias Korçë- Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e shkallës...
  2. “Boboshtica”, firmoset urdhër-arresti i dytë për Dishon Korçë- Prokuroria e Korçës ka firmosur një tjetër urdhër-arrest për...
  3. Greqia në panik pas paralajmerimeve të BE Alarm politik ka shkaktuar ne Athine ultimatumi i Eurogroup-it ne...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›