Dështon projekti për hapjen e spitalit të ri në QSUT, shkak mungesa e pajisjeve
Spitali i urgjencave duhet të ishte hapur në fillim të këtij viti, Drejtoria: Në fillim të 2011, gati për pacientët Dështon hapja e spitalit të ri në qendrën më të madhe spitalore Nënë Tereza. Spitalore i ri në QSUT do të zgjidhte shumë fluksin e madhe të urgjencave që ka në të gjitha pavijonet e kësaj qendre. Por, pavarësisht premtimeve të bërë nga Ministri e Shëndetësisë se spitali i ri do të hapte dyert për pacientët në fillim të këtij viti, kjo gjë nuk do të ndodhë. Burimet zyrtarë nga drejtoria e Qendrës Spitalore Nënë Tereza, bëjnë me dije për gazetën se spitali pritet
të hapet në fund të këtij viti ose në fillim të vitit 2011. Ndër të tjera po të njëjta burime bëjnë me dije se problemi i mos hapjes së spitalit në muajt e parë të këtij viti, ashtu siç ishte premtuar në vitin 2009, ka ndodhur për shkak se nuk janë sjellë pajisjet. Spitali i ri në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë tashmë ka përfunduar su ndërtuari dhe është vetëm në pritje të pajisjeve, për të hapur dyert më pas për pacientet. Tenderi për pajisjen e spitalit të ri me pajisje ka filluar, dhe duhet të kishte përfunduar që në vitin 2009, në mënyrë që spitali të kishte hapur dyert për pacientët në muajt e parë të vitit 2010. Por, sipas të njëjtave burime kjo gjë nuk ka ndodhur pasi qeveria shqiptarë nuk ka bërë asgjë për të pasur spitalin me pajisje mjekësor. Megjithatë po të njëjta burime pohojnë për gazetën se pajisjet për spitalin e ri do të vijnë në fund të qershorit.Stafi Por Drejtoria e QSUT-se thotë se pavarësisht se spitali nuk mund të hapet në fillim të këtij viti por, në fund të tij, përgatitja e stafit ka filluar. Kështu sipas burimeve nga kjo drejtori bëhet e ditur se ka nisur përgatitjen e stafit, që do të punojë në shërbimet që do të ofroje spitali i ri, pasi teknologjia është e tille që kërkon dhe përgatitje të stafit. Sipas informacioneve, spitali i ri do ta ngrejë në një nivel të larte standardin e shërbimit shëndetësor ofruar qytetareve. "Një standard i fundit Evropian, që i ofrohet qytetarit shqiptar në drejtim të shërbimit shëndetësor. Praktikisht në kemi në katin e nëndheshëm departamentin e madh të imazherise, që do jetë e pajisur me pajisjet me moderne të imazherise, bashke me sterilizimin qendror në katin e parë, kemi të organizuar urgjencën. Pra, nuk do të kemi me ato probleme që kemi pasur, të një ngushtice në periudhe epidemish në repartin e urgjencës", pohojnë më tej burimet pranë drejtorisë së QSUT. Aktualisht ka filluar tenderi për pajisjet, ndërkohe që ai pritet të jetë gati në fund të këtij viti. "Duke pasur parasysh dhe vonesat normale që kanë procedurat e tenderit internacional, mendojmë që fundi i vitit do të na gjejë më pacientet e parë të shtruar", pohojnë burimet. Premtim ky si i një viti më parë. Projekti i financimitProjekti për ndërtimin e spitalit të ri në QSUT është financuar (nga Banka për Zhvillimin e Këshillit të Evropës në vlerën 14 milion dollarë dhe nga qeveria shqiptare me 7.4 milion dollarë, vetëm për ndërtimin e godinës.) Për pajisjet mjekësore, investimi do të financohet nga qeveria shqiptare në masën 8 milion euro. Në këtë ndërtesë do të vendosen ekzaminimet e imazherisë dhe diagnostikimit; Urgjenca 1 dhe 2 me 18 shtretër observimi (kati përdhe); mjekësi e përgjithshme, 30 shtretër, dhe kirurgji e përgjithshme, 30 shtretër (kati i parë), reanimacioni me 15 shtretër dhe laboratorët kimikë (kati i dytë); departamenti i hematologjisë, me 16 shtretër standard, 6 të specializuar dhe 14 për pacientët ambulatorë (kati i tretë); si dhe 7 salla operacioni 8 shtretër post operator dhe laboratori histologjik (kati i katërt). Gjithsej spitali i ri do të ketë 115 shtretër. Blerja e pasjiejve mjekësore do të bëhet në 2-3 lote, nga të cilat loti kryesor do të jetë ai ku do të përfshihen pajisjet e imazherisë diagnostikës dhe laboratorëve. Kjo fazë e projektit parashikohet të përfundojë në fund të vitit 2009. Liri Mëhalla
Last Updated on E Merkure, 06 Janar 2010 22:51