E Diel, 1 Nëntor 2026

Temperaturat rekord, mjekët në Fier apel për kujdes

Temperaturat e larta të ditëve të fundit kanë sjellë një bilanc të frikshëm të personave, të cilët kanë gjetur vdekejn si pasojë e atakut kardiak në rrethin e Fierit.
 

Sipas mjekut kardiolog në spitalin e Fierit, Enrik Hamitaj, numri i te semureve nga kjo semundje eshte rritur ne krahasim me vitin e kaluar, kurse numri i vizitave në një ditë të zakonshme arrin deri në 50 persona. Nga ana tjetër, mjeku shpjegon se shkak i vdekjeve nga infarktet është edhe stresi që mbartin shumë persona.
 

Mjekët këshillojnë që personat që vuajnë nga sëmundjet e zemrës, apo nga ngarkesat emocionale të eliminojnë daljet në diell, sidomos kur është piku i vapës në mesditë. Këshillat e mjekëve vijnë për moshën e tretë më së shumti, por nuk përjashtojnë edhe moshat e tjera, përfshirë këtu edhe fëmijët.

 
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›