Ten Hag, i zemëruar me CR7: Sjellje e papranueshme

Marrëdhënia mes Cristiano Ronaldos dhe Manchester United është në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave. Pikërisht një vit pas rikthimit te Djajtë e Kuq, duke u larguar nga Juventusi tri ditë nga mbyllja e merkatos, kampioni portugez po përjeton një verë anormale edhe në sjelljen e tij. Gjatë miqësores së fundit kundër Rayo Vallecanos në të cilën luajti vetëm pjesën e parë, Ronaldo u largua nga stadiumi pas intervalit. Një zgjedhje që tërboi trajnerin Erik ten Hag: “Një sjellje e papranueshme – komentoi ai – ne jemi një ekip dhe duhet të qëndrojmë të gjithë deri në fund”.
Fakti që Ronaldo nuk ka ndërmend të qëndrojë te Mançester Junajtid, sigurisht që nuk është asgjë e re, por për momentin të gjitha përpjekjet e agjentit të tij për ta vendosur lojtarin në një ekip që luan në Ligën e Kampionëve të radhës, kjo është arsyeja pse ai dëshiron të largohet nga Djajtë e Kuq, kanë dështuar.
Shpenzime shumë të larta për një lojtar fenomenal, por në fund të karrierës së tij, veçanërisht në një moment historik në të cilin arkat e kompanive të ndryshme nëpër Evropë po qajnë.
Sjellja që pati pas ndryshimit në ndeshjen ndaj Rayo Vallecanos, megjithatë shënon pikën e thyerjes me trajnerin dhe klubin, me teknikun e ri holandez që nuk e priti mirë: “Sigurisht që nuk do ta pranoj këtë sjellje”.