Ten Hag ngacmon Ronaldon: Ka vetëm një Messi, të tjerët…

Erik Ten Hag foli për mikrofonat e Sky Sports pak orë para ndeshjes së madhe të Premier League mes Manchester United dhe Arsenal. Trajneri holandez nuk ka kursyer një kritikë ndaj Cristiano Ronaldos.
Ten Hag e prezantoi ndeshjen kështu, duke folur për Martin Odegaard dhe Bruno Fernandes, dy nga protagonistët e të gjithë kampionatit: “Ata janë në formë dhe po përmirësohen. Janë dy lojtarë të shkëlqyer që vënë cilësitë e tyre në shërbim të skuadrës. Ata punojnë shumë dhe përpiqen të bëjnë më të mirën për ta përmirësuar atë”.
Ish-Ajax-i shtoi më pas një frazë, megjithëse indirekt, ndaj Cristiano Ronaldos: “Ka vetëm një Messi dhe ne e pamë atë në Kupën e Botës. Lojtarët e tjerë duhet të punojnë dhe të jenë pjesë e ekipit”.