E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenderi i Ujesjellesit, pranga komunarit

Elbasan- Ujesjellesi i rreme con ne pranga per pervetesim te fondeve ish kryetarin e komunes Polis, te Librazhdit dhe presidentin e firmes sipermarrese "RETO sh.p.k.". Nen hetim, ne gjendje te lire edhe kryebashkiaku i qytetit, i cili ne kohen qe eshte levruar fondi per Ujesjellesin e tre fshatrave, ka kryer detyren e mbikeqyresit, kurse demi ekonomik i zbuluar nga prokuroria shkon ne 4 milione leke.

Operacioni i koduar "Sopoti 2", pas urdhrit te Gjykates Elbasan dhe miratimit te prokurorise, ka bere te mundur arrestimin e T. H, 49 vjec, me banim ne Sheze te Peqinit, administrator i firmes "RETO", per vepren penale te "vjedhjes" dhe H.T, 48 vjec, me detyre ish kryetar i komunes se Polisit ne vitin 2004, per vepren penale te "shperdorimit te detyres". Per keto arrestime reaguan edhe te afermit e te dyshuarve, sipas te cileve "i gjithe ky aksion behet per motive te pastra politike".

Per te dy te dyshuarit gjykata ka dhene masen e sigurise "arrest me burg" mbremjen e se henes, ndersa diten e djeshme eshte ekzekutuar ky urdher i leshuar nga ana e policise. Burime zyrtare shpjeguan se gjykata ka dhene masen e detyrimit te paraqitjes, per K.B, i cili gjate vitit 2004 ka qene mbikeqyres i punimeve te Ujesjellesit.

Dosja ishte lene ne heshtje prej tre vitesh, por ankesat e banoreve dhe kontrollet e here pas hershme ne kete zone, bene qe prokuroria te rikthente ne vemendje, Ujesjellesin Gureshpat-Polis-Qender, ne komunen Polis te Librazhdit, per te cilin akuzohen ish- kryekomunari dhe kreu i firmes. Mesohet se gjate punimeve per ndertimin e ketij ujesjellesi ne vitin 2004, eshte pervetesuar fondi i levruar dhe nuk jane kryer punime per ndertimin e tij ne vleren 4 milione leke. Ky fakt i shtyu specialistet e Krimit Ekonomik dhe financiaret dhe hetuesit te investigojne me tej, duke arritur ne perfundimin se ne lidhje me zhvillimin e procedures se zhvillimit te tenderit jane konstatuar elemente te vepres penale te "vjedhjes" nga ana e administratorit te firmes "RETO" T.H.

Po keshtu jane konstatuar elemente te vepres penale te "shperdorimit te detyres", nga ana ish-kryetarit te komunes, H.T dhe nga mbikeqyresi i punimeve, K. B. Diten e djeshme, Gjykata e Elbasanit, ka kerkuar si mase sigurie per kryetarin e bashkise Librazhd, "detyrim per t'u paraqitur" ne Policine Gjyqesore. Gjate marrjes ne pyetje te ndaluarit, nuk i kane pranuar akuzat e ngritura prej prokurorise, duke mohuar qe te kishin pervetesuar fondet per Ujesjellesin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›