E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mekein-Obama hedhin voten e tyre

Rivalet per drejtimin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes votuan dje ne qendrat e votimit. Kandidati demokrat per president amerikane votoi ne nje qender votimi ne Cikago, ndersa republikani Xhon Mekein votoi ne shtetin e tij Arizona. Obama i ngazellyer ne kete dite votimi i shoqeruar nga bashkeshortja e tij, Mishele dhe dy vajzat votoi ne qendren e votimit ne Hajd Park ne Cikago ne shtetin e Ilionist, ku eshte i zgjedhur edhe si senator. "Votova", deklaroi Obama, i cili hyri ne qendren e votimit nepermjet nje hyrje te prapme, per shkak te radheve te gjata te krijuara nga votuesit. Ai me pas udhetoi per ne shtetin e Indianas, per te pritur edhe rezultatet e para nga votimi i djeshem, qe pritet te publikohen rreth mesnates se sotme. Kandidati republikan, veterani Xhon Mekejn votoi ne nje qender votimi ne Kishen metodiste ne Feniks. Agjencia Reuters nxori deklaraten e pare te Mekein, i cili nga qendra e votimit deklaroi se "Do te punoje pa ndalur deri sa te mbyllen qendrat e votimit". Mekein pas votimit ka udhetuar ne drejtim te shtetit Nevada, ndersa me pas pritet te qendroje edhe ne Kolorado dhe Nju Meksiko. Raportet e mediave elektronike te Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe ato nderkombetare gjithashtu konfirmoje radhet e gjate te votuesve ne te gjitha shtetet.

Votuesit

Sic behet e ditur numri me i madh i votuesve qe presin radhet e gjata jane te races afro-amerikane, dhe sipas paralajmerohet 95 per qind e tyre tashme do t`ia japin voten e tyre kandidatit demokrat Barack Obama.

Pjesemarrje rekord ne zgjedhje

Nje pjesemarrje rekord ne zgjedhjet presidenciale u shenua ne SHBA. Disa veshtiresi jane shfaqur mengjesin e se martes, derisa votuesit jane grumbulluar madje edhe pa lindur dielli ne disa shtete lindore. Ne Nju Jork, pjesemarrja e votimit ka qene me e larta ndonjehere. Nje zedhenese e Bordit te zgjedhjeve Valeria Vazquez Rivera, ka thene se radhet kane filluar te krijohen qe ne oren 4 te mengjesit. Qendrat e votimit jane hapur ne 48 shtete.

Qendrim te njejte ndaj rajonit

Ambasadori i SHBA-se ne Beograd, Kameron Munter, ka deklaruar dje se raportet e Amerikes ndaj Kosoves dhe Serbise nuk varen nga epilogu i zgjedhjeve te djeshme. "Mes kandidateve per president, Xhon Mekein dhe Barak Obama ekziston konsensusi, qe te vazhdohet politika e deritashme ndaj Ballkanit Perendimor", ka thene Munter. Sipas tij, Shtetet e Bashkuara te Amerikes konsideron, se statusi i Kosoves eshte zgjidhur.

Evropianet mbi zgjedhjet

Kryeministri i Luksemburgut, ministrat gjermane dhe holandeze te financave kane mbeshtetur demokratin Barack Obama per president te SHBA-se. Peter Steinbrueck i Gjermanise ka thirrur Obama, ndersa Uoter Boss i Holandes, ka qeshur pasi ka shqiptuar Obamen, ne pyetjet e gazetareve se cilin nga kandidatet preferojne per president te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, para takimit te ministrave te financave ne Bruksel.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›