Zhvillohen zgjedhjet historike ne Amerike
Zgjedhesit e Shteteve te Bashkuara te Amerikes votuan per shefin e Shtepise se Bardhe. Deri ne momentin e nisjes zyrtare te votimit te djeshem, numri i votuesve ka qene me se i kenaqshem, pasi rreth 30 milione zgjedhes kane dhene zyrtarisht preferencen e tyre. Ne me shume se 200 mije qendra te votimit vazhdon rritja rekord e numrit te votuesve per zgjedhjen e presidentit te 44-te amerikan. Sipas vleresimeve te analisteve dhe shtabeve te te dyja kampeve, demokrateve dhe republikaneve, ne zgjedhje pritet te votojne mbi 130 milione votues, nje shifer rekorde deri tani e arritur ne zgjedhjet presidenciale ne SHBA. Ne zgjedhjet e kaluara presidenciale numri i votuesve kishte arritur rreth 124 milione votues. Qendrat e para te votimit u mbyllen ne Indiana dhe Kentucky ne oren 18:00 te pasdites (24:00 sipas ores sone), ndersa disa ore me pas vijon edhe mbyllja e qendrave te votimit ne 48 shtetet e tjera federale te SHBA-ve. Te gjitha hulumtimet nacionale kane vazhduar t`i japin perparesi kandidatit demokrat Barack Obama. Procesi i votimit per zgjedhjen e presidentit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes ka rrjedhur ne menyre te qete dhe pa probleme. Qendrat e votimit jane hapur dhe u votua qetesisht, megjithese radha e njerezve ishte e madhe ne shtetet e bregdetit lindor te SHBA-ve. Radhe te gjata votuesish jane shenuar ne disa nga zonat elektorale te Nju Jork-ut, ku jetojne me se shumti shtresat e mesme te emigranteve, si dhe ne qytetet ku ka "probleme" nacionale si Norkfolk ne Virxhinia, (vendi qe ka problem me ceshtjen e flamurit). Disa qytete te Florides dhe Misiurit, jane vende keto ku njerezit jane duke pritur sipas motit edhe nen shi me ore te tera. Nderkaq dy rivalet, senatoret Mekein dhe Obama, u kthyen ne shtetet e tyre te cilat jetojne, per te votuar dhe vazhduar me aktivitetet perkatese, darken madheshtore te festimit spektakolar te fitores ose edhe te "humbjes". Pas votimit ne Ilinois, Obama thuhet se do te marre pjese ne Cikago per festen ne Grant Park, ku bileta kushton 900 dollare per person.
Rezultati
Brenda 24 oreve do te dihet nese ndryshimet e premtuara ne fushaten elektorale, do t'i realizoje kandidati demokrat qe ka epersi ne anketimet e opinionit, apo kandidati republikan per drejtimin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes.
Dita vendimtare nis keq per kandidatin demokrat
Ne kete dite te rendesishme, kandidati demokrat Barak Obama dhe stafi i tij jane tronditur nga dy vdekje te njepasnjeshme. Gjyshja 86-vjecare e senatorit te Ilinosit dhe bashkepunetori i tij Terence Tolbert, i cili u nda nga jeta dje nga nje infarkt ne zemer. Kandidati demokrat e nderpreu per dy dite fushaten, muajin e kaluar dhe shkoi per te vizituar gjyshen e tij te semure me kancer, e cila jetonte ne Hauai, dhe qe ne ate kohe ai tha se kishte frike qe ajo nuk do te mund te jetonte dot, deri diten e zgjedhjeve. Zyrtaret thane se ajo ishte ne gjendje te rende ne ate kohe. Gjyshja nga nena ka pasur nje rol te madh ne rritjen dhe edukimin e Barak Obames